Opozita shqiptare në Maqedoni në krizë ekzistenciale

Picture of Ina Online
Ina Online

27/02/2025

Shkruan: Astrit Gashi

Aristoteli thoshte se çdo veprim politik duhet të ketë një telos, një qëllim final që jep drejtim dhe kuptim. Në rastin e opozitës shqiptare, duket se ky telos është humbur. Mungesa e një vizioni të qartë bën që veprimet të jenë reaksionare, të fragmentuara dhe pa një linjë koherente. Lufta kundër kuadrove të koalicionit Vlen nuk është strategji, por një simptomë e një opozite që nuk e gjen dot rolin e saj në realitetin e ri politik.

Sipas Hegelit, një komunitet politik që ka qenë gjatë në pushtet zhvillon një mentalitet zotërues, ku legjitimiteti i tij vjen nga vetë pozita dominuese. Me humbjen e pushtetit, ky subjekt politik nuk di më si të sillet: nuk është as zot, as skllav, por një entitet i zhveshur nga kuptimi i vetë ekzistencës. Në vend që të rimendojë veten dhe të adaptohet, opozita shqiptare ka mbetur në një vakum politik ku nuk sulmon kundërshtarin real (mazhorancën maqedonase), por shpenzon energjinë duke luftuar fraksionet brenda vetes.

Një tjetër mënyrë për ta parë këtë është nëpërmjet mitit të Kullës së Babelit. Opozita shqiptare duket si një grup që dikur fliste të njëjtën gjuhë, por tani, në mungesë të një narrative të përbashkët, është zhytur në kaos dhe mosmarrëveshje. Çdo fraksion mundohet të ndërtojë një kështjellë politike mbi rrënojat e së kaluarës, pa një themel të përbashkët, duke sjellë fragmentim dhe pafuqi kolektive.

Kur partitë shqiptare merren me çështje dytësore dhe “gurabijet” e Mickos, ato bien në një iluzion force që në fakt është një maskim i dobësisë. Ky është një problem i njohur në filozofi: në vend që të ndërtojnë një pozicion të fuqishëm autonom, aktorët politikë veprojnë në mënyrë të varur ndaj agjendave të të tjerëve. Kjo i ngjan asaj që Jean Baudrillard e quante “simulakrum politik” – një imitim i fuqisë, jo vetë fuqia.

Për të kapërcyer këtë krizë, opozita shqiptare duhet të ndalojë të shohë veten si vazhdimësi e së shkuarës dhe të rimendojë një vizion të ri politik. Kjo kërkon një rikthim te projekti kombëtar dhe qytetar, që e vendos interesin e shqiptarëve mbi interesat e klaneve politike, të cilat punonin për shërbime maqedonase, siç e dëshmon edhe lista e zezë amerikane.

Opozita duhet të reformohet dhe të sulmojë në thelb pushtetin e vërtetë, jo fraksionet e saj të dikurshme shqiptare. Në fund të fundit, kriza e opozitës shqiptare në Maqedoni nuk është thjesht politike, por ekzistenciale. Pyetja themelore është: A ka kjo opozitë një projekt të qartë, apo gjithçka është vetëm një luftë për mbijetesë politike? Me këto veprime, dëmi më i madh po i bëhet 30% të shqiptarëve në Maqedoni.

Duke i përkrahur partitë maqedonase në luftë kundër shqiptarëve në qeverinë aktuale, opozita po ndihmon në realizimin e agjendave që për shumë vite nuk mundën të finalizojnë marrëveshjen e Ohrit dhe ligjin e gjuhës. Populli i di të gjitha, madje ju njeh ku ishit dje dhe ku jeni sot! Ndërsa koalicioni Vlen në qeveri duhet të punojë dhe të adresojë problemet e vërteta të shqiptarëve, duke mos u marrë fare me opozitën por të punojë në realizimin e agjendave shqiptare për të cilat ka marrë besimin e qytetareve.

TË FUNDIT

Përleshje me thika në mes të dy shqiptarëve në Selanik, njëri në gjendje kritike (VIDEO)

BDI: E vërteta për tragjedinë e Koçanit, çfarë ndodhi dhe kush e lejoi?

Gjendja e 15 pacientëve nga Koçani që mjekohen në Bullgari është stabile

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Vazhdojnë hetimet për tragjedinë në Koçan, mbi 20 persona të dyshuar, pesë pacientë në gjendje kritike

Grenell a i ka fshirë të gjitha postimet për Vuçiqin në rrjetet sociale?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË