Opozita shqiptare: Të gjithë njerëzit e Artan Grubit të përzier në biznesin e kazinove

ina-online
ina-online

02/10/2023

Deputeti i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot në emër të bllokut opozitar Alternativa-Lëvizja BESA dhe Lëvizja Demokratike ka drejtuar kritika lidhur me Ligjin për Lojrat e Fatit.

“Edhe pse Ligji për lojërat e fatit ishte në rend e dite në seancë plenare, 6 muaj më parë, Kuvendi nuk veproi në lidhje me këtë çështje. Interesi i qeverisë për këto ndryshime u zhduk papritur dhe në mënyrë misterioze.

Simptomatike është fakti se në këtë periudhë u mor vendim për krijimin e një kompanie tjetër për lojërat e fatit, e quajtur Video Lotaria e Re Shtetërore, si dhe vendime shtesë edhe për 3 zinxhirë të rinj të shtëpive të lojërave të fatit online.
Pas gjithë këtyre vendimeve të qeverisë është e qartë se qëndron firma e vetën një njeriu, e ai është Artan Grubit.

Për të qenë të qartë, ne si opozitë nuk jemi dakord me vendimin për distancimin e shtëpive të lojërave të fatit 500 metra nga shkollat dhe objektet fetare, që është pjesë e dispozitave në amendamentet e bllokuara.

Ne mendojmë se kjo distancë është e parëndësishme dhe jemi të gatshëm që me amendamente t’i zhvendosim plotësisht nga zonat urbane, larg qytetarëve, nga të rinjtë, këto dukuri negative për shoqërinë, të cilat edhe janë burime të së keqes për qytetarët, të rinjtë dhe për gjithë shoqërinë.

Duke pasur parasysh se kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane është edhe nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, sot po i parashtrojmë këto pyetje:

A është arsyeja e bllokimit të ndryshimeve në Ligjin për lojërat e fatit, Përparim Bajrami, njeri i afërt dhe ish-asistent i Artan Grubit, e tani drejtor i Lotarisë Shtetërore dhe bashkëqytetar i Arbër Ademit nga Kumanova?

Apo ndoshta Artin Spahiu, anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së, i besuari i të pashmangshmit Artan Grubi, tani anëtar aktual i Bordit Drejtues të Videollotarisë së Re Shtetërore?

Ose Havushe Leskovica Ismaili, shefe e kabinetit të Artan Grubit, e cila është anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Videollotarisë Shtetërore?

A është shkak i bllokimit edhe Omer Bunjaku, mik personal dhe anëtar i Kabinetit të Artan Grubit, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Video Lotarisë Shtetërore të sapokrijuar?

Ose Hadije Hoxha, bashkëshortja e pasardhësit të Artan Grubit tek Lëvizja ZGJOHU, e cila është anëtare e Këshillit Mbikqyrës?

A do të guxojnë Arbër Ademi dhe Talat Xhaferi të pranojnë para qytetarëve se në Kuvend dëgjohet vetëm zëri i Artan Grubit?

Për të përfunduar, kur bëhet fjalë për interesa biznesi për kryesinë e BDI-së, as flamuri evropian nuk ndihmon.
Kulmi i këtij oktapodi të lojërave të fatit është padyshim Artan Grubi, i cili ka shtrirë tentakulat e tij pothuajse në të gjitha format e lojërave të fatit.
Jemi të vetëdijshëm se kjo deklaratë e jona nuk do të ndryshojë asgjë tani për tani, por të jeni të sigurt që pas ndërrimit të qeverisë do të përgjigjenii për të gjitha krimet dhe keqbërjet që u keni bërë shqiptarëve”, theksoi deputeti Fadil Zendeli nga blloku opozitar shqiptar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

david geer gir dimitar kovacevski

Kovaçevski-Geer: Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është inkurajues për qytetarët tanë

Dimitar_Kovacevski_23-780x470

Kovaçevski thirrje opozitës të nominoj ministra në Qeverinë teknike

INFO

NA NDIQ