OPOZITARIZMI I VËRTETË DHE POLITIKA AUTOKTONE !

Fatmir LIMANI

Momentet e lidhjes së koalicionit mes Opozitës dhe LSDM-BDI-së, prej kësajë perspektive shihen si shuarje të ideologjisë së proklamuar si Xhaferrizëm dhe përbashkim me të ashtuquajturit e deridjeshëm si Marksist-Leninista.

Veprimet e kohëve të fundit janë dëshmi e manipulimit të opinionin, për t’u fuqizuar përmes shfrytëzimit të trupit votues me frymë opozitare, deri në një periudhë që t’u jepet shansi i shtrirje-dorës, për t’u ulur në prehër të sofër-grazhdit pushtetar.

Futja në kazanin ku zihet plehu LSDM-BDI-së, është dëshmi se shërbimet gjatë krijimit të subjektit opozitar kanë infiltruar grupacione që në periudhë të caktuar të luajnë rolin e shërbëtorve të bashkim-shkrirjes me hajdutët e pushtetit.

Të përvjedhësh merita, përmes gënjeshtrave me zgjatje-jetë të kriminelve të bërë tebdil në maskën e një qeverie të shpresës së rrejshme evropiane, e cila në dy dekada shpërguli mbi 200.000 shqiptar është njëlloj si të kesh qenë shërbëtor i heshtur në planet e dëbimtarit dhe shfarosësit të të rinjëve.

Vetëm hipokriti ndryshon qëndrime në masën e 180 shkallëve, për një interval të shkurtër kohorë, duke u bërë bashkë me hajdutin që vjedh shtëpinë e tij.
Ku u fashit zëri i fuqishëm i kuvendarve, të cilët mbanin gjallë frymën opozitare me fjalimet kundër qeveritarve vrasës, hajdutë, kriminel dhe të korruptuar !?

Manipulimet e tanishme politike bëhen, për të shpëtuar qeveritarët nga akuzat e deridjeshme si kriminel, mitmarrës, hajdutë, vrasës, dhunues, shkatërrues dhe dëbues të të rinjëve nga vendlindja.

Lëvizja vazhdon luftën kundër llojit, të cilët i përbashkon interesi i bërjes drejtor, ministër, ambasador dhe pazari i firmave që do të zhvillojnë punime në kanalizime e shtrimit të asfaltit në copzat e autostradës së famshme të linjës Bukojçan-Çafë Thanë !