Ora policore në Festën më të madhe të Bajramit është e tepërt

0

Gazetari nga Tetova Urim Saliu thotë ora policore ditën e Bajramit është e tepërt.

“Çfarë keni vendosur ,ne e kemi respektuar deri tani.Por ora policore në Festën më të madhe të Bajramit është e tepërt .U ke mundësuar bastoreve të hapen dhe Qendrave tregtare poashtu të jenë kaq të frekuentuara.

E diela duhet të na gjejë mes vizitave të më të afërmëve tanë ,kuptohet duke respektuar distancën sociale , të mbajmë maskat etj etj.Është aroma e një feste dhe t’ua ndalosh atë njerëzve është vërtetë e tepruar.

Ju si parti shqiptare dilni një nga një dhe tregoni nëse jeni për 58 orë izolim ose jo.Ta dijmë të paktën se cila është dhe cila jo”, është shprehur ai.