Ora Roleks që iu vodh kryebashkiakut francez, gjendet në Tiranë

Policia ka zhvilluar një operacion këtë të hënë njërën nga argjendaritë në Tiranë ku është zbuluar një orë roleks e vjedhur, si dhe një armë zjarri.

Sipas burimeve, Ora Roleks dyshohet se i është vjedhur njërit prej kryetarëve të bashkive të Francës disa vite më parë.

Ende nuk dihet nëse pronari i dyqanit është vënë në pranga, por as policia ende nuk ka sjellë një njoftim për ngjarjen.

Po ashtu po punohet edhe për disa sende të tjera qe janë gjetur në argjendari pasi ka dyshime se mund të jene të vjedhura.