Orav: BE-ja do qeveri që mban premtime, thotë Orav

Picture of INA
INA

21/03/2025

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka thënë se shpreson që qeveria e re në Kosovë do të jetë një qeveri stabile dhe në gjendje të bashkëpunojë.

“Kështu që për formimin e qeverisë, do të marrë më shumë kohë këtu. Ne e kuptojmë plotësisht. Shpresojmë shumë që qeveria e re do të jetë një qeveri stabile që do të jetë në gjendje të bashkëpunojë dhe të zbatojë”.

Ai tha ndër të tjera se beson shumë që qeveria e ardhshme do të jetë një qeveri e qëndrueshme dhe siç tha ai “do të kemi një partneritet dhe bashkëpunim shumë të ngushtë. Kështu që ka shumë që qeveria mund të bëjë për të bindur partnere dhe të na besojnë se duhet të lëvizim përpara”.

Orav ka folur edhe për vizitën në Kosovë të emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

“Përfaqësuesi i ri i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen u emërua pak më shumë se një muaj më pare dhe vizita e tij e parë në rajon ishte Kosova. Po, në fillim të javës ai ishte këtu për tre ditë dhe ishte më shumë në një mënyrë që të dëgjojë sepse u takua me të gjithë liderët politikë, u takua me OJQ-të, u takua me komunitetin e biznesi. Udhëtoi nëpër Kosovë për të mësuar saktësisht se çfarë mund të bëhet. Ai nuk erdhi këtu me ndonjë ofertë apo propozim, sepse tani duhet të shkojë gjithashtu në Beograd për të parë se çfarë presin ata dhe pastaj të përgatisë hapat e tij të ardhshëm”.

“Marrja e detyrës ashtu si e ka marrë Peter Sorensen duhet të ketë shumë entuziazëm dhe optimizëm, por një optimizëm kritik, sigurisht, sepse duke bërë një punë të tillë dhe duke besuar, duke u zgjuar në mëngjes dhe duke besuar se, e dini, sot po shkoj në zyrën time përsëri dhe nuk mund të arrijë asgjë, nëse mendon kështu, atëherë nuk do të funksionojë. Pra, nëse ai beson se mund të ecim përpara, unë besoj, dhe përfaqësuesi i ri i lartë gjithashtu do të dëshironte të ishte shumë i angazhuar nëse ka diçka që mund të lehtësohet kështu që do të thotë se, po, nga ana jonë ne duam të ecim përpara sepse duam të afrojmë si Serbinë ashtu edhe Kosovën më afër Bashkimit Europian, sa më shpejt të jetë e mundur”.

Duke komentuar çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Orav theksoi se ai duhet të bëhet.
“Ne e kemi Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, dhe nuk dua të bëj punën e tij për të thënë çfarë saktësisht Kosova duhet të bëjë në këtë drejtim. Por përsëri, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe kjo duhet të bëhet. Do të thotë, duhet të zbatohet. Dhe tani Peter Sorensen ishte këtu të dëgjojë liderët politikë, cilat janë pritshmëritë, çfarë mund të bëhet, çfarë nuk mund të bëhet por do të shohim kur ai të kthehet herën tjetër dhe çfarë do të ofrojë apo do të kërkojë që palët të bëjnë”.

TË FUNDIT

VIDEO/Pjesëtari i Grupit të Kumanovës u largua me forcë nga policia në burgun e Idrizovës gjatë takimit me familjarët – flet avokati

Fotot me instruktorin çuan në ndarjen mes Gjestit dhe Eglit? Zbuloni detajet… (FOTO)

FOTO/Ish kampioni i Malit të Zi e ndryshoi stemën me ngjyrat e flamur shqiptar, kjo i pengon ish lojtarit të Cërvena Zvezdës

Presidenti Milatoviq nuk e dekretoi ligjin që mundëson dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin

AAK-ja kërkon ndihmën e Trumpit për zgjidhjen e ngërçit politik: S’jemi të zot ta bëjmë vetë

Zvicra me pagat më të larta në botë,ja në cilin vend është Kosova

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË