Orban: Është e turpshme që procesi i anëtarësimit të RMV-së në BE po shkon ngadalë

Picture of Ina Online
Ina Online

04/03/2025

Kryeministri hungarez Victor Orban, në konferencën e sotme të përbashkët për media me kryeministrin e RMV-së, Hristijan Mickoski theksoi se vizita e delegacionit qeveritar maqedonas në Hungari po bëhet në një moment të rëndësishëm kur jetojmë në hijen e luftës që tre vjet.

Orban theksoi se e informoi Mickoskin se Hungaria i mirëpret negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe se hungarezët janë të interesuar për një rezultat të suksesshëm, si dhe se kanë shpresat më të mira për përfundimin e luftës.

“Ne po grindemi me vendet e BE-së që janë miqtë dhe aleatët tanë, por ata vendosën që Ukraina duhet të vazhdojë luftën. Sipas mendimit tonë, vazhdimi i luftës është i keq, i rrezikshëm dhe një gabim. Për këtë do të flasim të enjten në Bruksel. Unë e mirëprita faktin që vendimet për paqen u diskutuan në OKB dhe se Maqedonia dhe Hungaria kanë të njëjtin qëndrim atje. Ne e mbështetëm propozimin amerikan, i cili u pranua nga Këshilli i Sigurimit”, tha Orban në konferencën për shtyp.

Kryeministri hungarez shtoi se gjatë bisedimeve të delegacioneve i është kushtuar vëmendje e madhe çështjes së migrimit dhe Hungaria i është mirënjohëse Maqedonisë që i ka ndihmuar duke ruajtur kufirin e saj.

Orban tha se e informoi Mickoskin se Hungaria nuk do të pranojë kurrë diktatet e BE-së dhe për këtë arsye duhet të paguajë gjoba.

Mund të mbështeteni në mbështetjen tonë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE, jo vetëm sepse është e turpshme që ky proces po ecë ngadalë përpara dhe për këtë nuk është përgjegjësi e Maqedonisë, por e jona si anëtarë të BE-së. Përveç kësaj, ne mbështesim anëtarësimin e tyre, BE-ja duhet të jetë më konkurruese në botë dhe nuk shoh zgjidhje tjetër për të përmirësuar konkurrencën përveç vazhdimit të procesit të zgjerimit. Çdo zgjerim i deritanishëm i ka sjellë të mira Bashkimit Evropian”, theksoi Orban.

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË