Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha sot se Budapesti kundërshton synimin e Bashkimit Evropian për të dërguar më shumë fonde në Ukrainë.
Orban konsideroi se kërkesa e Komisionit Evropian, Hungarisë për ndarjen e fondeve shtesë, është qesharake, dhe Budapestit, si dhe Varshavës, iu refuzuan paratë nga fondet e BE-së për rindërtim për shkak të mosmarrëveshjes mbi sundimin e ligjit.
“Ne hungarezët nuk do t’i japim më shumë para Ukrainës derisa të na tregojnë se ku shkuan pothuajse 70 miliardë euro fonde,” tha Orban, raporton Reuters.