Orë policore në Maqedoninë e Veriut, ja oraret?

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut ka rikthyer orën policore në vend duke qenë si masë kufizuese pas rritjes së infektimeve me Kovid-19.

Ora policore kufizuese do të hyj në fuqi nga dita e mërkurë me oraret nga ora 22.00 deri në 05 të mëngjesit, përcjell INA.

Vendimi u publikua edhe nga ministri i shëndetësisë,Venko Filipçe.

“Propozuam vendosjen e orë policore nga ora 22 e natës deri në orën 5, në territorin e gjithë vendit duke filluar nga e mërkura (10.03). Ky sugjerim është për shkak se javët e kaluara më të infektuarit ka qenë për shkak të transmetimit të virusit përmes mbledhjeve, por por mosrespektimin e masave të vendosura për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, mbajtjen e distancës dhe mos-grupimin. I bëj apel të gjithëve për disciplinë, kemi më shumë nevojë tani sepse është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e pakontrolluar të Covid 19”, ka theksuar Filipçe. (INA)