Organizata lobiste Shqiptaro – Amerikane nga SHBA-të bën thirrje për votimin e Blerim Rekës

0

Organizata lobiste shqiptare Këshilli Shqiptaro Amerikan, në SHBA bën thirrje për të votuar kandidatin shqiptar : Blerim Reka President

Organizata lobiste shqiptare Këshilli Shqiptaro Amerikan, në SHBA, me anë të një deklerate zyrtare shpërndar sot për shtypin shqiptar, deklaron se ajo do të mbështet fuqishëm kandidaturën shqiptare për President në Maqedonin e Veriut dhe bënë thirrje të gjithë shqiptarve të dalin në votime dhe votën e tyre t’a japin për Profesor Blerim Rekën , duke e konsiderur atë edhe si një votë shqiptare ku Shqiptari voton Shqiptarin.

Njëherëshit , Zoti Haxhi Dauti udhëheqësi dhe themeluesi i kësaj organizate lobiste në SHBA, me aktivitet 30 vjeçar , bën thirrje për një dalje massive të të gjithë shqiptarve në Maqedonin e Veriut në votim, të dielën më 21 Prill raporton Bota sot nga Nju Jorku.

Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan (KSHA) në SHBA, Haxhi Dauti – i cili në vazhdimësi prej themelimit të kësaj organizate, ka lobuar fuqishëm për kauzën kombëtare në Washington dhe New York, thotë se : ” Mbasi shqiptarët sot në Maqedonin e Veriut kan një Kryeparlamentar Shqiptar është koha që shqiptarët të votojnë një kandidat shqiptar për President të Maqedonis së Veriut si Profesor Blerim Reka.”

Më tej ai në këtë deklerat shtonë se shqiptarët e Maqedonisë kanë luajtur një rol pozitiv në të gjithë historinë e Maqedonisë, ndërsa së fundmi ata dëshmuan pjekuri politike edhe me ndryshimin e emrit të Maqedonisë çka ndikoi shumë edhe në integrimin e saj në Aleancën Veri- Atlantike.

Dauti i cili njihet për lidhjet e tij dhe kontaktet e shkëlqyera me senator e kongresmen anëtar të administratës amerikane , duke I sponsonizuar ata në fushatat e tyre në SHBA, gjithmonë në dobi të çështjes shqiptare me anë të kësaj deklerate ka shfaqur një mbështetje të parezervë për Rekën President! duke shtuar se ai dhe KSHA do të bëjnë çmos që Uashingtoni zyrtar të jetë në përkrahje të Blerim Rekës si President i ardhshëm I Maqedonisë së Veriut.

“Me zgjedhjen e Rekës për President, Maqedonia e Veriut do të ketë mundësi të arta për forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, dhe faktoriziimin e më tëjshëm të shqiptarve në këtë vend“ shprehet Haxhi Dauti.

Dhe, shtonë se :”Arritja e marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe Maqedonis për emrin e ri “Maqedonia Veriore” mes dy palëve është një hap i mirë për Shqiptarët dhe Maqedonasit. Mbasi kjo marrëveshje tani hapi edhe dyert Maqedonisë për anëtarësimin e saj në Aleancën Veri – Atlantike dhe Bashkimin Europian, ku të gjithë Shqiptarët e Maqedonasit do të kenë një të ardhme më të mirë, duke iu afruar sa më shumë familjes Europiane, NATO-s dhe SHBA”.

Ndërkohë, në fund të kësaj deklaratë ai thotë :”Duke votuar Kandidatin shqiptar Profesor Blerim Reka : “Maqedonia e Veriut me shqiptarët është rruga e saj e vetëme në Nato dhe Bashkimi Europian”.(INA)