Kosova dështon keq në PISA, reagon OCRA: Katastrofë arsimore në Kosovë – Analfabetizmi në rritje

INA
INA

05/12/2023

Pas publikimit të rezultateve të testit “PISA 2022” ka reaguar Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Sipas kësaj organizate këto rezultate tregojnë për “katastrofë arsimore në Kosovë” dhe se analfabetizmi në rritje.

“Me shqetësim të madh, por të pabafesuar pranuam rezultatet e ‘PISA 2022’ të cilat u publikuan para 1 ore në Paris nga OECD. Kosova ka shënuar rënie si nga rangimi ashtu edhe në performancë. Në vitin 2018 morën pjesë 74 vende dhe Kosova renditej e 72-ta ku 66% e nxënësve shënonin performancë të dobët, ndërkaq në vitin 2022 morën pjesë 80 vende dhe Kosova renditet e 79-ta pra e parafundit, ku 72.9% të nxënësve shënuan performancë të dobët”, thuhet në reagim.

Gjithashtu theksohet se analfabetizimi është rritur. “Analfabetizmi funksional është rritur fatkeqësisht, numri i nxënësve që nuk kuptojnë të lexuarit, nga 78% sa ka qenë në vitin 2018 është rritur në 83% në vitin 2022. Në matematikë kriza është thelluar, nxënësit kosovarë që kanë performuar nën nivel janë rritur nga 76% sa ishin në vitin 2018, në 85% në vitin 2022. Ndërsa në shkencë nga 76% në vitin 2018, numri i performuesve të dobët është rritur në 79% në vitin 2022”, thuhet në reagim.

“ORCA shpreson që këto rezultate ta këndellin Kryeministrin e Republikës dhe Qeverinë e tij, ndonëse nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë pasë parasysh orientimin e Qeverisë, e cila nuk konsiston në reforma radikale, por vetëm në fasadë që në ditë si kjo shembet para syve tanë”, thuhet tutje në reagim.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

vjosa osmani ushtria fsk

Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Kurti

Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Vjosa Osmani Erdogan

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

INFO

NA NDIQ