Organizatorët e “27 Prillit” së shpejti në liri, çka po përgatitet?!

Picture of Ina Online
Ina Online

24/12/2024

Mbrojtja në rastin “organizatorët e 27 Prillit” shpalli sot fitoren e çështjes, e cila është në procedurë gjyqësore në Gjykatën Penale, pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar dje në gjykatë se Ligji për Amnistinë duhet të përfshihen të akuzuarit Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Trajko Veljanoski, të tre ish-funksionarë të lartë të pushtetit të qeverisjes së Nikolla Gruevskit.

Tani mbetet që gjykata të vendosë nëse për këta të pandehur vlen Ligji për Amnisti.

“Prokuroria ka paraqitur mendim në gjykatë se në rastin konkret ekziston pengesë ligjore për ngritjen e aktakuzës, për të cilën duhet të merren vendime për ndërprerjen e procedurës. Ata qartë dhe saktë theksojnë se ka pengesë ligjore që ajo procedurë të zhvillohet për shkak të zbatimit të ligjit për amnisti”, theksoi Elenko Milanov, avokati i Mile Janakieskit në këtë rast.

Gjykata penale për “Fokus” sqaron se Prokuroria ka dorëzuar mendim se amnistia duhet të zbatohet për të akuzuarit Mile Janakieski, Trajko Veljanoski dhe Spiro Ristovski, por jo edhe për ish-drejtorin e DSK-së, Vladimir Atanasovski. Për shkak të situatës së re, seanca e radhës është caktuar për 23 janar, kur gjyqtari Ilija Trpkov do të duhet të marrë aktvendim.

Ky rast tashmë një herë ka përfunduar me aktgjykim dënues, i cili ka rënë në Apel, pra gjykata e shkallës së dytë e ka kthyer lëndën në rigjykim. Një nga çështjet që sipas Apelit duhet të rihapet ishte edhe amnistia selektive, e cila amnistoi disa nga të pandehurit në rastin e parë për “27 Prillin”.

Pjesë e këtij grupi të të akuzuarve është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, por procedura ndaj tij është ndërprerë deri në kthimin e tij në vend.

Me aktgjykimin e mëparshëm të Gjykatës Penale, për veprën “Kërcënim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”, ish-kryeparlamentari Trajko Veljanoski është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burgim, ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski. nga gjashtë vjet e tre muaj, ndërsa ish-kryetari i DSK-së, Vladimir Atanasovski, mori gjashtë vjet burg.(INA)

TË FUNDIT

Kërcim romantik mes Gjestit dhe Eglit, banorja i dhuron puthje (video)

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Ahmeti nga Çashka: ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i atyre që duan të jenë të nënshtruar

Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË