Organizatorët e Topit të Artë akuzohen për momentin mosrespektues ndaj Cristiano Ronaldos gjatë ceremonisë

Sulmuesi 36-vjeçar, i cili shënoi 46 gola në 59 ndeshje për klubin dhe kombëtaren sezonin e kaluar, nuk ishte i pranishëm në ngjarjen vjetore në Paris të hënën, pasi rivali i madh Lionel Messi siguroi Topin e Artë të shtatë, transmeton lajmi.net.

Për herë të parë që nga viti 2007, ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventus nuk u shfaq në top treshen e “France Football”. Në vend të kësaj, Robert Lewandowski dhe Jorginho përfunduan pas Messit.

Mos-shfaqja e Ronaldos ishte një pikë e madhe bisede gjatë gjithë kohës. Në fakt, gjatë ngjarjes, vendimi i “France Football” për të shfaqur një foto të pesë herë fituesit të Topit të Artë në një palë pantallona të shkurtra së bashku me Didier Drogba shkaktoi më shumë debat në internet.

Siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, persona si Robert Lewandowksi, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe u panë duke qeshur kur imazhi u shfaq në skenë.

Didier Drogba, i cili po prezantonte emisionin përkrah gazetares franceze Sandy Heribert, madje e pyeti “pse” pak çaste më vonë.
\