Orhan Ibrahimi i përgjigjet Kim Memetit (FOTO)

0

Nënkryetari i PDSH-së, Orhan Ibrahimi i është përgjigjur shkrimtarit Kim Mehmeti, i cili sot kritikoi kreun e PDSH-së, Menduh Thaci se goja e tij është gropë skeptike e BDI-së.

“Pikërisht kur flet kjo kastë, kjo garniturë antishqiptare, ndjekësit dhe kodoshët e elitave të intelektualëve të kombit, që misioni i tyre jetësor fillon dhe mbaron të mos lënë dy gur bashkë në kalanë e quajtur “çështje kombëtare”, PDSH-në e bënë më të sigurtë, se jemi në rrugën e duhur dhe se lufta për liri, barazi, drejtësi dhe demokraci duhet të bëhet me të gjitha forcat retrograde dhe antishqiptare. Të vetëdishëm se kjo rrugë ka qenë dhe është e vështirë, përplot sakrifica dhe mund, por të sigurtë dhe të bindur se do të triumfojë. Po i bashkangjes këtij shkrimi të shkurtër(falje kërkoj se është në gjuhën maqedone) një punim, nga gazetaria hulumtuese për një, i cili është pjesë ushtrisë së paguar antishqiptare dhe “Prandoria e Unazave”.”, theksoi Ibrahimi. /Lajm