Orhan Murtezani nga koalicioni VLEN ka pranuar detyrën e ministrit për Çështje Evropiane.
Ai përmes një porosie në rrjetet sociale ka shkruar se tani është koha për veprim.
“Edhe zyrtarisht e pranova detyrën e Ministrit për Çështje Europiane. Falënderoj qytetarët që i besuan koalicionit VLEN dhe kryesinë e Alternativës që ma besoi këtë pozitë.
Tani kalojmë në veprim, duke mbajtur në mendje gjithmonë interesin e qytetarëve, përcaktimin e tyre për ndryshim rrënjësor dhe interesin strategjik të vendit për integrim europian. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Murtezani.