Orik Jashari, “Messi i Kosovës” që po magjeps Barcelonën

Picture of INA
INA

20/01/2025

Në botën e futbollit, talentët e rinj shpesh shfaqen si yje në horizont, por Orik Jashari, një 7-vjeçar nga Kosova, është më shumë se kaq. Ai është duke u bërë një fenomen. Të gjithë e thërrasin “Messi i Kosovës,” një krahasim që jo vetëm pasqyron talentin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe ëndrrën që po ndërton për t’u bërë një lojtar i njohur ndërkombëtarisht.

Zgjedhja si më i miri në kampin e Barcelonës në Kosovë

Së fundmi, Oriku mori pjesë në kampin e Barcelonës të organizuar në Prishtinë, ku konkurruan mbi 300 lojtarë nga mbarë vendi. Pavarësisht konkurrencës së ashpër, ai u përzgjodh si një ndër tre më të mirët, duke e siguruar vendin për një javë trajnimi në shkurt në akademinë e Barcelonës, La Masia.

“Kur kam shkuar te kampi i Barcelonës në Kosovë, aty kanë qenë 300 lojtarë, e mua më kanë zgjedhur më të mirin prej tyre,” thotë Oriku, duke treguar emocionin e tij.

Pse e quajnë “Messi i Kosovës”?

Me flokë të gjatë dhe stil loje të ngjashëm me Lionel Messin, Oriku ka fituar këtë epitet nga shokët e tij dhe trajnerët.

“Mua të gjithë kur më shohin më thonë, Messi, Messi, sepse i kam flokët e gjata si Messi kur ishte i vogël,” shpjegon ai.

Por, nuk janë vetëm flokët që i japin këtë emër. Stili i tij i lojës, aftësitë e jashtëzakonshme të driblimeve, shpejtësia dhe teknika e përsosur janë cilësitë që e bëjnë të veçantë. “Mua më thonë Messi për shkak se dribloj mirë, e kam teknikën dhe shpejtësinë si Messi,” shton Oriku.

Nga Ronaldo te Messi, një histori këpucësh futbolli

Megjithëse idhulli i tij fillestar ishte Cristiano Ronaldo, Oriku nuk ngurroi të përshtatej me atmosferën e Barcelonës.

“Trajneri i Barcelonës më ka parë me këpucë CR7 dhe më tha pse i ke veshur. Ndërsa unë të nesërmen i kam veshur disa të tjera,” rrëfen ai me një buzëqeshje të pafajshme.

Oriku në syrin e trajnerit

Trajneri i tij, Bunjamin Bushi, nuk kursen fjalët e lavdërimit për Orikun. “Mënyra se si i driblon lojtarët kundërshtarë e bën të veçantë. Shpejtësia, vizioni i tij për lojën, finalizimet dhe goditjet përfundimtare që bën, e dallojnë nga gjenerata e tij. Për këtë arsye, e kemi aktivizuar edhe me gjenerata më të mëdha, si ato të vitit 2014 dhe 2015, ndonëse ai është vetëm 7 vjeç,” thotë trajneri.

Një ëndërr e madhe për të ardhmen

Pavarësisht moshës së vogël, Oriku ka një vizion të qartë për të ardhmen. “Unë kur të rritem kam dëshirë të bëhem lojtar i njohur,” thotë ai me vendosmëri.

Pjesëmarrja e tij në kampin e Barcelonës është vetëm fillimi i një udhëtimi që mund ta çojë drejt majave të futbollit ndërkombëtar. Dhe ndërsa Kosova pret me krenari suksesin e tij, bota e futbollit duket se po përgatitet të mirëpresë një yll të ri./trt

TË FUNDIT

Valbon Limani, kandidat potenciali VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit

Presidentja Osmani takohet me përfaqësuesin e ri të BE-së për dialog

“Stema”, Taravari: Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka

“Zgjedhjet lokale”, nisin kalkulimet e partive për emrat e kandidateve të mundshëm

Mexhiti: Nuk kemi marrëveshje për ndryshimin e stemës, por po diskutojmë të gjitha çështjet e hapura

Pse nuk guxon të formohet qeveri pa Vetëvendosjen?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË