Kim Mehmeti
“Gëzuar Pashkët të gjithë atyre që i festojnë, e veçanërisht vëllezërve tanë shqiptarë.
Në këtë ditë të Pashkëve, ne shqiptarët e Maqedonisë duhet ta rikujtojmë sa të shumtë ishin dikur vëllezërit tanë me përkatësi fetare ortodokse, e që sot thuajse nuk ekzistojnë fare.
Mbase ata sot janë edhe më të shumtë në numër, por për fat të keq, të tjetërsuar si maqedonas dhe duke mos u ndje shqiptarë.
Andaj le t’i duam dhe le t’u përkushtohemi feve të cilave u takojmë, por duke mos lejuar të bëjmë atë që nuk e kërkojnë nga ne besimet fetare: që shkaku i tyre t’i shtojmë të tjerët e ta pakësojmë vetveten!”
https://www.facebook.com/KimMehmeti/posts/775093567307796