OSBE del me një vlerësim për votimet e paradites në Maqedoninë e Veriut

0

OSBE e ndjek procesin zgjedhor me 250 vëzhgues të sistemuar nëpër tërë vendin, ndërsa procesi deri më tani po zhvillohet pa probleme, informoi Serejn Mauborn, koordinues special i OSBE-së para vendvotimit në shkollën e mesme “Josip BrozTito” në Shkup. Shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Rajnholld Lopatja informon se vërejtja e vetme deri më tani është ajo që disa personave të cilëve u ka skaduar afati i letërnjoftimeve janë kthyer dhe më pas janë kthyer të votojnë me pasaporta. “Është shumë me rëndësi për Maqedoninë e Veriut të tregojë se gjithçka zhvillohet në atë mënyrë për të cilën do të mund të thuhet se jemi të kënaqur, sepse dëshirojmë ta shohim shtetin në BE dhe prandaj është me rëndësi që të respektohet qeverisja e të drejtës”, thotë Lopatka. Në listën e këtij vendvotimi, siç informoi Lopatka, ka 800 votues të regjistruar, ndërsa deri në orën 10:00 kanë marrë pjesë vetëm 14 persona.