OSBE – forum multilateral për dialogun mes Perëndimit dhe Lindjes

INA
INA

29/11/2023

Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e Këshillit të 30-të ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, i cili nga sot deri më 1 dhjetor do të mbahet në Shkup, ku pritet të marrin pjesë rreth 1000 delegatë.

76 delegacione nga 57 shtete anëtare dhe shtete partnere të Organizatës do të marrin pjesë në ngjarjen më të madhe politiko-diplomatike që është zhvilluar në Maqedoni që nga pavarësia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Takimi do të shënojë praninë e diplomatëve të parë të Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse, Anthony Blinken dhe Sergei Lavrov, duke e bërë atë një nga ngjarjet e pakta që do t’i gjejë të dy në të njëjtin vend që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, në shkurt 2022. Edhe pse aktualisht nuk ka asnjë njoftim për një takim mes Blinken dhe Lavrov, analistët nuk përjashtojnë mundësinë e bisedimeve për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë.

Këshilli i Ministrave do të shënojë edhe fundin e kryesimit njëvjeçar të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në. Kryetarja e re do të jetë Malta pasi të hënën u arrit një kompromis mes vendeve anëtare pas vetos nga Rusia dhe Bjellorusia për Estoninë, e cila sipas parimit të rotacionit duhej të merrte kryesimin.

Këshilli i Ministrave do ta nisë sonte me një darkë joformale në të cilën do të marrin pjesë disa nga krerët e diplomacisë së shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së. Forumi zyrtarisht do të hapet nesër në Qendrën sportive “Boris Trajkovski”, e cila është ripërdorur dhe përgatitur për takimin ministror.

Për shkak të mbajtjes së mbledhjes ministrore, Qeveria sot vendosi që orari i punës për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit të përfundojë në ora 12:00 dhe nesër të jetë ditë jo pune për të gjithë punonjësit në administratën shtetërore dhe publike, si dhe për shkollat ​​fillore dhe të mesme në zonën e kryeqytetit. Njëkohësisht do të mbyllen për qarkullim një pjesë e rrugëve nëpër qytet nëpër të cilat do të kalojnë delegacionet e huaja.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Fatmir Dehari

Dehari konfirmon se ishte propozuar si kandidat për president

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

Albin-Kurti-5

​Planifikimi për atentat ndaj Kurtit në Shkup, drejtori i AKI-së raportoi para deputetëve

INFO

NA NDIQ