Misioni i OSBE-ODHIR paraqiti sot një raport nga gjetjet për procesin zgjedhor që u mbajt ditën e djeshme (11 maj) në vendin tonë.
“Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë”, tha përfaqësuesja e OSBE ODIHR gjatë prezantimit të raportit.
Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe disa problemeve organizatave.
Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës duke krijuara avantazh të padrejtë në pushtet…pati mosrespektim të procedurave, u shënuan disa incidente intimidimi dhe ndikim tek zgjedhësit për probleme me procedurat dhe transparencën.”
Michael Gahler, vëzhgues i OSBE-ODIHR në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të futet në BE kështu siç është sot.
Gahler u rekomandoi të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht.
“Rekomandimet dhe këto që do të vijnë nga Parlamenti Europian unë absolutisht që do sugjeroja që aktorët e interesuar këtu, por do të doja ë kisha konsensus të gjerë të partive politike, për përmirësimin e procesit zgjedhor.
Kjo është një nga aspektet qe çon drejt BE. Çështja të tjera që përmendët që kanë të bëjnë me korrupsionin, të tjera gjëra që shkojnë përtej zgjedhjeve sigurisht që do të adresohen të jeni të sigurt. Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot, ama ka shumë gjëra që mund të përmirësohen dhe zgjedhjet janë të rëndësishme. Unë rekomandoj me forcë të gjithë aktorëve përkatës t’i marrin rekomandimet seriozisht”, tha ai.