Sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, afati real për votimin e ndryshimeve kushtetuese është dita e fundit e mandatit të përbërjes aktuale parlamentare, pra para afatit të zgjedhjeve të rregullta që do të mbahen në verën e 2024.
“Jam optimist se do të ndodhë votimi. Sigurisht që synimi ynë fillestar është deri në nëntor, sepse atëherë ka një kalendar administrativ për skriningun, por afati real është dita e fundit, pra nga fundi i mandatit të kësaj përbërje parlamentare, deri në zgjedhjet e ardhshme. Dhe deri në ditën e fundit do të punojmë për të ofruar mbështetje, duke qenë se nuk ka argumente kundër. Mendoj se e fituam betejën e parë”, deklaroi Osmani në një intervistë për televizionin Sitel.(INA)