Osmani: Ardhja e VLEN-it në pushtet e ktheu BDI-në në realitet

Picture of Ina Online
Ina Online

19/11/2024

Granit Osmani

Ardhja e VLEN-it në pushtet e ktheu BDI-në në realitet.

Të nderuar qytetarë, e ju opozitarë të dëshpëruar.

Ndjej kënaqësi që falë konsistencës sonë si VLEN me ndihmën e qytetarëve arritëm të ju zbresim në tokë. Koha e gjatë në pushtet ju verboi prandaj derisa ne si opozitarë flisnim për çështjet që nuk janë të mbyllura si duhet ju as nuk shihnit e as nuk dëgjonit. Ardhja jonë në pushtet ju riktheu juve në realitet. Prandaj, tani do t’i shihnin më mirë mangësitë e qeverisjes suaj me dekada. Por, mos u brengosni ne jemi këtu për t’i rregulluar edhe këto çështje që për ju ishin të parëndësishme.

Zhurma e BDI-së po bëhet për pushtet dhe jo për shtet. Këtyre turpi u ka munguar çdoherë por e kanë mbuluar me pushtet, e tani pasi i zhveshëm nga pushteti mungesa e turpit tek ata bëhet edhe më e theksuar. Nuk kanë arritur ta rregullojnë një Ligj të veçantë për gjuhën shqipe për dy dekada, e tani kur kryeministri i Kosovës z.Kurti e përmend këtë fakt ata rrëqethen e shkunden. Por, e kot sepse kur i kishin mekanizmat kishin tjera qëllime merreshin me kazino e lojëra të fatit.

Sqaroj opinionin e gjerë, një deklaratë e imja që po shpërndahet nga disa pijuna të kralicës së Ahmeti, Ziadin Seles, është e nxjerrë nga konteksti. Si drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, mbaj përgjegjësi për zbatimin e gjuhës siç parashikon Ligji për Përdorimin e Gjuhës, në atë deklaratë kam potencuar shqipen sepse pyetja ka qenë lidhur me deklaratat e disa zyrtarëve se nuk do ta përdorin gjuhën shqipe.

Ndërkaq, tani ne nuk mund të shohim iluzione që të imagjinojmë një Ligj që nuk ekziston. Aktualisht, shqipja po mbijeton si gjuhë e kllapave dhe gjuhë e 20%. Por, me ne në qeveri kjo çështje domosdo do të avancohet deri në kthimin e dinjitetit të plotë të gjuhës shqipe dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Prandaj, vazhdojmë me përgjegjësi të plotë të përmbushim zotimet dhe premtimet tona nga fushata elektorale. BDI-së në vend të zhurmës pa substancë i kërkojmë reformim përmbajtjesor sepse ne kemi nevojë për opozitë konstruktive.

TË FUNDIT

Familja Jashari fton për unitet: Besarta Jashari nuk do të jetë në asnjë listë të partive politike

Artan Grubi tërhiqet nga jeta publike

Milan vuan por merr fitoren e radhës në Champions, Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn

Manxhuka:Lajmi për Besarta Jasharin është pavërtetë

Haradinaj në Gjilan premton pagë mesatare prej 1000 euro dhe pensione prej 500 euro

Besarta Jashari, kandidate e VV-së për deputete

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË