Osmani: BE-ja të kujdeset që Serbia t’i zbatojë ato për të cilat dakordohet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26 Prill, 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani shpreson se aleatët dhe miqtë e Kosovës do të sigurohen t’i bëjnë presion Serbisë, në mënyrë që ajo t’i respektojë obligimet nga marrëveshjet e arritura. Këto komente ajo i bëri gjatë vizitës që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut.

Osmani po ashtu tha se ndërmjetësit e Bashkimit Evropian duhet të kujdesen që ajo që “Serbia dakordohet ta bëjë, në fakt edhe të zbatohet”.

Ajo po ashtu tregoi edhe ajo se çfarë mund të pritet nga takimi i 2 majit, mes Kosovës dhe Serbisë.

“Siç e dimë neni katër i kësaj marrëveshje parasheh që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Sjellja e tyre të hënën në Këshillin e Evropës, por edhe lobimi i tyre kundër votimit pro Kosovës, e ka dëshmuar këtë shkelje flagrante dhe natyrisht edhe ndërhyrja e tyre e paligjshme në zgjedhjet në Kosovë, është shkelje edhe e nenit dy të kësaj marrëveshje…pra, pak a shumë kjo tregon se çfarë parashikimi mund të kemi për sjellje të Serbisë. Megjithatë unë shpresoj shumë se miqtë dhe aleatët tanë do të sigurohen që të bisedojmë gjatë kësaj periudhe, të bëjnë presion mbi Serbinë, në mënyrë që edhe ajo të respektojë obligimet që janë marrë nga ky proces”, theksoi ajo.

Presidentja Osmani shtoi se në takimin e 2 majit Kosova do të jetë konstruktive dhe e hapur, duke e mbrojtur sovranitetin e vendit, funksionalitetin e brendshëm të shtetit, por edhe duke kontribuar në zgjidhje që i kontribuojnë pastaj paqes dhe stabilitetit afatgjatë.

Në konferencën për shtyp bashkë me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Osmani shtoi se duhet të vazhdojë përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Z. President, jam e nderuar që vizitoj shtetin të cilin shume bashkëkombës të mi shqiptarë e quajnë vend te tre, përveç kontributit thelbësore të shqiptarëve në shtete ndërtimin, shoqërinë dhe institucionet e RMV-së, shqiptarët kane qenë dhe vazhdojnë të jenë force e rëndësishme shtytëse drejt ndryshimeve pozitive si dhe në arritjen e aspiratave euroatlantike të RMV-së. Është me rëndësi që të vazhdohet përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ne të gjitha sferat e shoqërisë, si qytetare të barabartë e kontribuues kyçë në avancimin e RMV-së”, tha Osmani.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

haradinaj-kurti

Haradinaj – Kurtit: Mos e bëj më asnjë hap pa amerikanë, je duke e fundosur suksesin e Kosovës

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Gazeta gjermane: Kush po bën lojë të gabuar në Kosovë?

xhaferi deputete te kosoves

Xhaferi takoi deputetë të Kuvendit të Kosovës: Bashkohuni dhe tejkaloni tensionet në veri

kfor-600x360

Mbërrijnë në Kosovë trupat shtesë të NATO-s

besnik-tahiri-ramush

Tahiri: Kurti po e futë Kosovën në një rrugë qorre

kurti vucic

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq, përmenden disa kushte

INFO

NA NDIQ