Osmani: Bullgaria do të formulojë vazhdimisht kërkesa të reja

Picture of INA
INA

28/09/2023

Hyrja në BE është garancia më e mirë e identitetit, tha Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një intervistë për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Sipas tij, qytetarët e vendit janë kundër konflikteve identitare dhe politike në procesin e zgjerimit të BE-së, por në këtë drejtim ai shton se nuk ka rrezik të tillë nga ndryshimet kushtetuese të propozuara. Megjithatë, kur u pyet nëse mund të pritej një pengesë e re nga Sofja pas ndryshimeve kushtetuese, Osmani u përgjigj se nuk dihet se çfarë mund të ndodhë nesër.

“Dinamika në politikën bullgare është aq e pasigurt sa nuk dihet se çfarë do të sjellë e nesërmja. Jam shumë i sigurt se Bullgaria do të formulojë vazhdimisht kërkesa të reja”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Ndërsa ka ende paqartësi në lidhje me procesin e integrimit evropian të vendit, veçanërisht për shkak të ndryshimeve kushtetuese, vendet anëtare të BE-së po bëjnë presion që vendet e rajonit, përfshirë Maqedoninë, të kenë më shumë përfitime para anëtarësimit. Për një kohë të gjatë, Austria paralajmëronte një plan për vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe sipas televizionit shtetëror austriak, Vjena tashmë ka dërguar një non-paper të tillë në Bruksel. Sipas raportimeve të mediave, fokusi është në financime shtesë për rajonin, si dhe bashkëpunim më të madh politik.

Non-Paper i Austrisë
“Ne duam dhe kemi nevojë për vendet e këtij rajoni të jenë në anën tonë. Ata janë një partner kyç dhe pjesë integrale e familjes sonë evropiane… Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ftohen të marrin pjesë në mënyrë joformale në mbledhjet e Këshillit të BE-së në baza të rregullta”.

Procesi i zgjerimit do të jetë tema kryesore e Samitit të ardhshëm të Bashkimit në Granada, Spanjë më 5 tetor. Në këtë Samit, autoritetet e vendit presin që paralajmërimi i kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel për zgjerimin në vitin 2030, të shndërrohet në një përfundim konkret të institucioneve evropiane. /Alsat

TË FUNDIT
18 minuta
Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet
57 minuta
E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë
1 orë
Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”
1 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE
1 orë
Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kryeministri Mickoski dhe ministrat e tij morën detyrat dhe nisën punën
2 orë
Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Energjinë në Maqedoninë e Veriut
2 ditë
Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit
12 orë
QMK: Shpëtohet një 16-vjeçare nga një humnerë në Strumicë
1 ditë
Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët... (FOTO)
8 orë
Gjyqtarët kushtetues morën kërcënime nga ish-deputeti Samka Ibraimoski
2 ditë
Bekim Qoku: Dhe ja, më në fund, Erdhi dita, Ali opozita

LEXO MË SHUMË

Menduh Thaci

Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë

Screenshot_20240625-214455~2

Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”

Screenshot_20240625-214151~2

Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime

Screenshot_11-28-780x439

Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Energjinë në Maqedoninë e Veriut

Mucunski stoltenberg

Mucunski: Mbetemi një anëtar i besueshëm i NATO-s me një kontribut të rëndësishëm për paqen globale

pushk-gjahu

Zbatimi i ligjit për armatim në RMV: Një sfidë për sigurinë publike

INFO

NA NDIQ