Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek shqetësimet në Maqedoninë e Veriut për të drejtat e shqiptarëve, shkruan TV21. Osmani tha se çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga të gjithë shqiptarët.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1571152436937198/?ref=embed_video&t=2
“Ne shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit, dhe dua t’i sigurojë të gjithë, që do të bëjmë çmos, që mos të bëhet asnjë hap prapa, por vetëm përpara. Shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut, me kontribut determinues në demokratizimin dhe integrimin euroatlantik të vendit. Prandaj, çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre, do të përballet me kundërshtim të vendosur, dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej”, deklaroi Osmani./tv21.tv