Ministri shqiptar në Maqedoni që thotë se jeton vetëm nga rroga: E kam me rëndësi!

ina-online
ina-online

19/10/2023

Shefi i diplomacisë në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani nënvizon se jeton vetëm nga rroga që merr si ministër, dhe e cila është shumë e rëndësishme për të.

Ai nuk mendon se është për t’u mburrur kur politikanët thonë se rroga e tyre nuk është e rëndësishme.

“Unë jetoj vetëm me këtë rrogë dhe është e rëndësishme për mua. Në këtë rast kuptoj që prioritet duhet të jenë ata me paga rreth minimumit. Mendoj se është vendimtare dhe nëse na vjen radha, mirë, nëse jo, ata qytetarë janë prioritet në këtë kohë të inflacionit dhe rritjes së çmimeve dhe atyre duhet t’u kushtohet vëmendje”, theksoi ministri Osmani.

Reagimi i tij vjen pasi që krerët e Qeverisë, sidomos kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi paralajmëruan masa për uljen e rrogave të zyrtarëve që muajve të fundit u rritën për rreth 80%.

Kovaçevski deklaroi se gjatë javëve të ardhshme duhet të ketë zgjidhje për lartësinë e pagave të të zgjedhurve dhe të emëruarve, e cila do të jetë e pranueshme, e qëndrueshme dhe nuk do t’i nënshtrohet anulimit nga Gjykata Kushtetuese. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

pazar-treg-shkup-1

Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

xhelo

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

vmro

VMRO: Me Talatin kryeministër, bëhet “BDI-zimi” i Maqedonisë

Krenar Lloga

Lloga: Presim që Palevski të ekstradohet sa më shpejtë! 

INFO

NA NDIQ