Osmani dhe Steinmeier pajtohen për “momentumin e veçantë” të krijuar nga propozimi i BE-së

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/02/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier, janë pajtuar se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ekziston një “momentum i veçantë” pas propozimit evropian për normalizim të raporteve.

Osmani dhe Steimeier në bisedën telefonike të zhvilluar më 21 shkurt, kanë biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe për procesin integrues të Kosovës.

“Presidentja Osmani potencoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces [të dialogut] që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar u është dorëzuar një propozim i BE-së për normalizimin e raporteve, që njihej edhe si propozimi franko-gjerman. Ky propozim ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Propozimi evropian nuk është bërë publik, por palët kanë deklaruar se e pranojnë të njëjtin.

Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja reciproke, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Për këtë propozim pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të diskutojnë më 27 shkurt, në rundin e ri të bisedimeve në nivelin e lartë politik.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Jorn-Rohde

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

marshi

Marshit në Pejë i priu vajza e të ndjerës Gjyljeta Ukella

Fahri-Fazliu-

Lirohet Fahri Fazliu, i konfiskohet telefoni

gjyljeta ukella

Detaje të tjera nga prokuroria për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

INFO

NA NDIQ