Osmani: Dialogu me Serbinë, pas krijimit të institucioneve të reja

0

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë derisa vazhdojë derisa të përmbyllet procesi zgjedhor në Kosovë dhe të krijohen institucionet e reja. Ajo ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria në detyrë e Kosovës nuk ka legjitimitet për të negociuar në emër të Kosovës.

“Legjitimitet të tillë nuk mund të ketë̈ as ndonjë̈ i deleguar nga një̈ qeveri e tillë”, ka thënë Osmani. Ajo këto komente i bëri në Bruksel, ku të martën ka zhvilluar takime me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasolli, dhe me Komisionarin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Verhelyi.

Poashtu, ajo ka biseduar edhe me grupin “Miqtë Kosovës” të formuar nga disa ligjvënës të Parlamentit Evropian.

Osmani ka thanë se askush në Kosovë nuk është kundër dialogut, por Kosova duhet të ketë“një qëndrim unik, i cili duhet të jetë në përputhje me interesat e Kosovës, duke respektuar edhe kufijtëe saj”.

Sipas Osmanit, një legjitimitet i plotë për dialog nga ana e Kosovës është i domosdoshëm edhe për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjeve të cilat do të arriheshin në dialogun e Brukselit.

Osmani kërkon që Kosova të ketë platformë për dialogun me Serbinë

Në këto takime të Osmanit temat kryesore të bisedimeve ishin zhvillimet në Kosovë në prag të zgjedhjeve, përballja me pandeminë dhe dialogu me Serbinë.

Osmani ka thënë pas takimeve se ua ka rikujtuar zyrtarëve të BE-së edhe pritjet e qytetarëve të Kosovës që Bashkimi Evropian poashtu të përmbush premtimet ndaj tyre për liberalizim vizash.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, bashkë me ato të BE-së, duhet të punojnë më shumë që sa më shpejt që është e mundur t’ia ofrojnë perspektiven evropiane popullit të Kosovës, i cili vazhdon të jetë populli më pro-evropian në kontinent, por i izoluar shkaku i mos liberalizimit të vizave. Kosova i ka plotësuar kriteret, ndaj BE-ja duhet ta mbajë premtimin ndaj Kosovës duke i liberalizuar vizat”, është shprehur Osmani.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës ka falënderuar Parlamentin Evropian në angazhimet për të ndihmuar Kosovën si dhe për kërkesat e Parlamentit që 5 shtetet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Osmani ka thënë se në rajon duhet të ketë drejtësi si kusht për një paqe dhe stabilitet afatgjatë dhe perspektivë të integrimeve Evropiane.(REL)