Osmani: Duhet të luftojmë kundër lajmeve të rreme që qytetarët të kuptojnë se virusi ekziston

0

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe shef i Shtabit qeveritar të krizës, Bujar Osmani në intervistën e sontme në televizionin “Telma” ka thënë se masat kufizuese kolektive nuk mund të jenë më të fuqishme se vetëdija individuale e qytetarëve dhe se nevojitet kundërshtim i lajmeve të rrejshme dhe teorive të konspiracionit që njerëzit të shohin rrezikun e virusit dhe jo të besojnë se ai nuk ekziston.

“Unë si politikan, nuk do të kundërshtoja qëndrimet e Komisionit për sëmundje infektive lidhur me masat kufizuese. Por, personalisht konsideroj se masat kufizuese kolektive nuk mund të jenë më të fuqishme nga masat individuale për mbrojtje. Nuk mund në asnjë mënyrë të imponohet higjienë personale, mbajtja e distancës dhe mos bartja e maskës. Duhet të punohet në ngritjen e vetëdijes individuale që secili duhet ta mbrojë pragun e tij që të mos hyjë virusi në shtëpinë e tij”, ka thënë Osmani i cili ka shtuar se për momentin është shumë me rëndësi lufta kundër lajmeve të rrejshme të cilët tentojnë të keqpërdorin fragjilitetin psiqik të njerëzve që të imponojnë teori konspirative.

Sipas Osmanit, numri i rritur i të infektuarve është shqetësues. Por, siç ka shtuar, rrethanë lehtësuese është ajo se janë të njohur klasterët, që mundëson menaxhim më të mirë, testim dhe kontrollim të virusit.

“Nëse dikush nuk beson se maska e mbron, ai do ta mbajë vetëm kur do të sheh ndonjë polic, pastaj do e heqë. Nuk mund që polici të ruajë çdo derë dhe çdo njeri”, ka thënë Osmani, i cili konsideron se bashkë me Qeverinë e cila është e përbërë nga disa parti, duhet bashkërisht të punojnë që të tejkalohet kriza epidemiologjike dhe se është herët të vërtetohet përgjegjësia për rritjen e numrit të të infektuarve të rinj, pasi siç tha, “për këtë nevojitet analizë solide jo spekulime”./Medial