Osmani: E braktisim “Ballkanin e Hapur” nëse shohim se dëmtohen interesat e vendeve

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është shprehur se do e braktisin “Ballkanin e Hapur” nëse nga kjo nismë do të shohin qëllime keqdashëse.

Në një intervistë për ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania, tha se “Ballkani i Hapur” është nismë e bashkëpunimit rajonal, ndërsa shtoi se do të veprojnë sipas rezultateve të kësaj nisme.

“Unë mendoj se iniciativa duhet të dëshmojë rezultatin, se vetëm me rezultate binden vendet e tjera. Nëse nuk binden vendet e tjera as ne nuk do shohim më arsye për të qenë pjesë e iniciativës. Është një aspekt i bashkëpunimit rajonal. Nëse do shohim se ka qëllime në prapaskenë, se po dëmtohet interesi i kujtdo, ne dalim nga kjo iniciativë.”- tha ai.