Osmani dhe Idrizi bashkojnë forcat për zbatimin sa më efikas të gjuhës shqipe

Picture of INA
INA

08/08/2024

Drejtori i Agjencisë për zbatimin e gjuhës shqipe Granit Osmani sot ka takuar drejtorin e Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës dhe Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, si domosdoshmëri për integrimin e brendshëm të etniteteve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, sot në hapësirat e AZGj-së, drejtori Granit Osmani e priti delegacionin nga Inspektorati, të kryesuar nga drejtori Arsim Idrizi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit u diskutua për zbatimin sa më efikas të gjuhës shqipe në RMV, gjithashtu u bisedua për hulumtimin që do ta bëjë në terren AZGj-ja në bashkëpunim me OSBE-në dhe Institutin për Demokraci-IDSCS, ku nëpërmjet një pyetësori, do të realizohet anketa në lidhje me zbatimin e dygjuhësisë. Rezultatet e anketës, të cilat pritet të dalin në dhjetor të këtij viti, sipas diskutimit të përfaqësuesve të palëve në takim, të dy institucioneve do t`ju shërbejnë për orientimin e politikave në zbatimin sa më të drejtë të gjuhës shqipe.

Drejtori i Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, Arsim Idrizi, tha se ne jemi dy institucione që nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin.
Ndërsa drejtori i AZGj-së, Granit Osmani, theksoi se institucionet tona janë si një trup i vetëm me dy krahë, që veprojnë për ta arritur qëllimin përfundimtar, zbatimin sa më efikas të gjuhës shqipe, në të gjitha institucionet që atë e kanë detyrim ligjor.

Përfaqësuesit e Inspektoratit, Fitim Ramadani, Inspektor i lartë, Simona Stojkovska juriste dhe përfaqësuesit e AZGj-së Nebi Bilalli, Këshilltarë shtetëror dhe Shpresa Zeqiri Ibrahimi, përgjegjëse sektori, diskutuan edhe për çështje të tjera në funksion të zbatimit të gjuhës shqipe.”, ka shkruar Osmani. (INA)

TË FUNDIT
3 orë
Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV
6 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
8 orë
Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!
9 orë
Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së
11 orë
Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

ME TE LEXUARA

11 orë
VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës

1 ditë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
17 orë
Në komunën e Likovës ikja e mërgimtarëve mori gjallërinë, rrugë të boshatisura e shtëpi të mbyllura
16 orë
Rasti "Krmzov": Akuza për kontrabandë, borxhe ndaj DAP dhe llogari bankare të bllokuara!

LEXO MË SHUMË

Krenar Lloga

Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

Arben Taravari VLEN

Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

IMG_0639

Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së

remzi-780x470-1

Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

bujare abazi

VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës

iphone- telefon mobil

Mashtrim i ri në Maqedoni – Facebook i rrejshëm këtë herë kërkon përditësim të të dhënave

adnan azizi

Azizi: Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”!

auto_korrupsion1511207587

Rasti “Krmzov”: Akuza për kontrabandë, borxhe ndaj DAP dhe llogari bankare të bllokuara!

INFO

NA NDIQ