Edhe tetë shtetas të tjerë, katër me shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe katër ukrainas por që janë në marrëdhënie familjare me shtetasit tanë, kërkojmë të evakuohen nga Ukraina, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
“Nga 120 qytetarët tanë që gjendeshin në Ukrainë, rreth 80 për qind tashmë janë evakuuar, ndërkohë që kemi dhe 8 shtetas të cilët akoma janë në Ukrainë dhe po kërkojnë evakuim. Katër prej tyre janë shtetas tanë, katër të tjerët janë shtetas ukrainas, por në lidhje familjare me shtetasit tanë. Janë edhe 20 qytetarë të tjerë që gjenden në Ukrainë, por që nuk kërkojnë të evakuohen”, tha Osmani./Alsat