Osmani flet për raportet me Edi Ramën: Shqipëria është zëri ynë atje ku nuk kemi përfaqësim

INA
INA

17/01/2024

Osmani flet për raportet me Edi Ramën: Shqipëria është zëri ynë atje ku nuk kemi përfaqësim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për ndryshimin “për të mirë” në raportet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Osmani ka thënë se pavarësisht dallimeve në disa çështje, është shumë me rëndësi që shqiptarët të unifikojnë politikën e tyre të jashtme.E para e shtetit ka thënë se Shqipëria është zëri i Kosovës aty ku shteti ynë nuk ka përfaqësim, dhe andaj thotë se shtetin shqiptar duhet ta konsiderojmë jo vetëm shtet simotër, por edhe aleat të fuqishëm në përballje me sfidat përpara.
“Me qëllim të shtyrjes përpara të prioriteteve tona, është shumë me rëndësi që shqiptarët në rajon të unifikojnë politikën e jashtme. Shqipëria është zëri ynë atje ku nuk kemi përfaqësim, ndaj pavarësisht dallimeve që kemi pasur në disa çështje, ne duhet të vazhdojmë të koordinohemi dhe ta konsiderojmë shtetin shqiptar jo vetëm shtet simotër, por aleat strategjik të fuqishëm në përballje me sfidat që i kemi përpara. Kosova duhet të vlerësojë e të fuqizojë më shumë se çdo herë tjetër aleancat e saj. Bashkëpunimi e bashkërendimi me ata që na qëndruan pranë në momentet më të rënda të historisë sonë është veprim në shërbim të shtetit. Shteti ynë i ka themelet e forta sepse qëndron mbi sakrificën e popullit tonë, por edhe mbi partneritetet që i kemi ndërtuar. Prandaj, bashkëpunimi me Shqipërinë në fuqizimin e shtetit të Kosovës është esencial”, ka thënë presidentja Osmani per Reporterin.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

arbana xharra enes goga

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

reinhard_butikofer

Eurodeputeti gjerman: Serbia me Vuçiqin, ka zero shanse për BE

vjosa Osmani

Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

plaku milaim motel

Nxehet Plaku: O Pleq dinja hallin vetit, mos shkoni në motele mu ba horë e me vdekë aty? (VIDEO)

gresa behluli shkurte fejza

Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë

policia-kosoves

Raportohet për shpërthim tek ‘Tre Rrokaqiejtë’ në veri, policia jep detaje

INFO

NA NDIQ