Osmani fton Erdoganin për vizitë në Kosovë

Picture of ina-online
ina-online

14/08/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka ftuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për një vizitë në Kosovë.

Osmani ka përsëritur ftesën gjatë takimit me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay.
“Me zv. ministrin Kemal Bozay, Presidentja Osmani diskutoi për bashkëpunimin bilateral, organizimin e një forumi të bizneseve të dy shteteve, sikurse edhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. Presidentja Osmani ka përsëritur ftesën për homologun e saj, presidentin Recep Tayyip Erdoğan për një vizitë në Republikën e Kosovës, në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Osmani ka falënderuar Turqinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimit. Osmani ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës dhe Turqisë janë strategjike.

“Presidentja Osmani theksoi se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike dhe se shqiptarët që jetojnë në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë janë urë e fortë lidhëse ndërmjet dy shteteve. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e Kosovës në procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimit, duke kërkuar mbështetje të mëtejmë edhe për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në takim është diskutuar edhe për tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe hapat që ka marrë Kosova për shtensionim të situatës.

“Në raport me zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend, Presidentja Osmani diskutoi edhe për hapat konkret të ndërmarra nga institucionet e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të vendit në përputhje me dakordimin në Bratislavë. Presidentja Osmani theksoi se prezenca e Policisë Speciale të Kosovës në objektet komunale dhe rreth tyre në veri tashmë është zvogëluar, ndërsa po vazhdon puna për plotësimin e infrastrukturës ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat e veriut nëpërmjet peticionit të qytetarëve”, thuhet nga Presidenca./21Media

TË FUNDIT
2 orë
Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë
10 orë
Përurohet shtatorja e 7-vjeçarit, Leutrim Ahmetit të vr’arë nga serbët në Skenderaj
10 orë
Thaçit dhe Veselit u vazhdohet paraburgimi
1 ditë
VIDEO/Fotografi i Nju Jork Times që dokumentoi masakrën në Familjen Deliu kthehet në Abri-rrëfen duke qarë te varret
2 ditë
Djegia e flamurit shqiptar nga fansat e Serbisë, Blerim Latifi e quan zuzarë Dukën

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_3310

Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë

leutrim

Përurohet shtatorja e 7-vjeçarit, Leutrim Ahmetit të vr’arë nga serbët në Skenderaj

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Thaçit dhe Veselit u vazhdohet paraburgimi

wade goddard

VIDEO/Fotografi i Nju Jork Times që dokumentoi masakrën në Familjen Deliu kthehet në Abri-rrëfen duke qarë te varret

Blerim-Latifi

Djegia e flamurit shqiptar nga fansat e Serbisë, Blerim Latifi e quan zuzarë Dukën

arlind sadiku

Koret raciste të tifozëve: Kosova është Serbi/ Ja reagimi i gazetarit… (VIDEO)

Kurti

Kurti tregon përgjigjen e gjyshes së tij se pse “Bajrami i Madh” i ka tri ditë, kurse “Bajrami i Vogël” katër

vrasje

Prizren, babai në gjendje të dehur ther me thikë vajzën e tij 21 vjeçare

Jorn-Rohde

Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke

INFO

NA NDIQ