Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Granit Osmani, ka reaguar ashpër ndaj neglizhencës institucionale ndaj vendbanimeve shqiptare, duke marrë shembullin e fshatit Gërçec.
“Gërçeci qenka “i regjistruar”, por s’figuron askund. Faji? Adresa s’ka. Rrugë s’ka. Gjurmë institucionale? Asnjë. Por Arbëri, Bujari, Ilmiat dhe gjithë tajfa artaniste mundohe të na qetësojnë me forën “Kështu ka qenë edhe në 2002”.
Po pikërisht ky është problemi! Që për 20 vjet në pushtet, e latë Gërçecin Strugën, Zhelinën e plot vendbanime tjera shqiptare …..si në 2002 pa adresë, pa rrugë, pa emër. Vetëm për t’ia fshehur peshën reale shqiptare statistikave shtetërore.
Tani shtrohet pyetja PSE?
Pse e pranuat ndarjen e mërgatës shqiptare nga trungu kombëtar?
Pse lejuat që shqiptarët jashtë vendit të quhen “jo-rezidentë”, kur mbi shpatullat e tyre kanë rënduar barrat më të mëdha që rëndojnë edhe sot e kësaj dite?
Çka ju shtyri të firmosni një metodologji që e zvogëlon kombin në vend që ta fuqizojë?
Këto janë PSE-të që ju ndjekin si hije.
Dhe sa më shumë heshtni, aq më shumë bëhen aktakuzë.”, ka shkruar Osmani. (INA)