Osmani kërkon mbështetjen e Islandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

2 Shkurt, 2023

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka kërkuar Islandës mbështetje për Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Këtë ajo e ka bërë gjatë takimit që ka zhvilluar me presidentin islandez Guðni Thorlacius Jóhannesson sot në Rejkjavik.

“Diskutuam marrëdhëniet tona të mira ndërshtetërore dhe gatishmërinë e përbashkët për t’i thelluar ato. Në diskutim me presidentin Jóhannesson, kërkova që mbështetja e palëkundur e Islandës për Kosovën të vazhdojë edhe në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përgjatë presidencës islandeze.Dy vendet tona janë lidere në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe ndajnë vizionin e njëjtë për një Evropë paqësore, të sigurt dhe demokratike.”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Islandë, është takuar edhe me kryeministren Katrín Jakobsdóttir, me të cilën po ashtu ka diskutuar veçanërisht për shtyrjen përpara të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës, meqë aktualisht Islanda ka Presidencën e KE./21Media

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/730542325096976

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mesiq stipe mesic

Mesiq: Nëse dikush mendon se Kosova mund të kthehet me luftë, ai është një i humbur

policia kosoves

Thirrja e dyshimtë për marshim drejt veriut, Policia – qytetarëve: Mos bini pre

vucic

Momenti kur gazetarja e CNN i drejtohet herë Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran?

stoltenberg nato

Stoltenberg: Dhuna ndaj KFOR-it në Kosovë është krejtësisht e papranueshme

spartak

Avokati shqiptar zbulon skemën e Pentagonit për komunat veriore dhe paralajmëron fundin e Vuçiçit si të këtij politikani

kfor veri barrikada

Serbët në veri protestojnë në ditën e pestë me radhë

vucic-rama

VIDEO/Bumçi akuza Ramës: Qëndrimet e tij dobësuan Kosovën, e izoloi me Ballkanin e Hapur

AGK Asociacioni i Gazetareve KS

Fushatë me fotomontazhe ndaj gazetarëve Buzhala, Kabashi dhe Hamidi, reagon AGK

lista guxo

Guxo: Mbështesim qëndrimin e institucioneve të Kosovës, kryetarët e komunave duhet të punojnë nga zyrat!

INFO

NA NDIQ