Osmani- Lührmann: Gjermania mbetet partner strategjik për integrimin tonë evropian

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/01/2022

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me Ministren për Evropë dhe Çështje Klimatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Lührmann.

Vizita vjen menjëherë pasi ajo mori këtë funksion në Qeverinë e re gjermane të udhëhequr nga Kancelari, Olaf Scholz dhe vetëm një ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së re në vendin tonë, angazhimi i së cilës mbetet i njëjtë – kontinuiteti euroatlantik me prioritetin e integrimeit evropian, si interes strategjik i Maqedonisë së Veriut.

Në takim u diskutua për politikën e zgjerimit, si mjet i rëndësishëm i veprimit të jashtëm të BE-së dhe për dosjen integruese evropiane të vendit si kyçe për kredibilitin e Unionit, me ç’rast u riafirmua mbështetja e fuqishme gjermane për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia e Veriut ka dëshmuar se përfaqëson fuqishëm narrativin evropian të vlerave dhe është partner i qëndrueshëm në skenën evropiane, që kontribuon në mirëqenien e rajonit. Fillimi i negociatave për anëtarësim do të paraqesë valorizim të asaj që është punuar deri më tani, që në masë të madhe është arritur edhe me mbështetjen e Gjermanisë, politika e jashtme e së cilës në parim i përfaqëson dhe i vlerëson aspiratat tona evropiane në këtë proces”, tha Osmani.

Ministrja e Shtetit, Lührmann e përshëndeti progresin e vendit dhe theksoi se vendi e meriton fillimin e negociatave për anëtarësim dhe theksoi se do të japë mbështetje të fortë drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët strategjik.

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë i karakterizon dialogu intensiv politik dhe dinamika e theksuar e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Gjermania është partner politik kyç dhe ekonomik i vendit tonë, si dhe partner i rëndësishëm në procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjermania ka qenë prej kohësh partneri më i madh tregtar i vendit tonë. Përmes projekteve të ndryshme rajonale të BE-së, Gjermania mbështet përpjekjet tona për të përmbushur rekomandimet e BE-së dhe reformat e domosdoshme të agjendës evropiane.

TË FUNDIT
1 orë
Taravari tregon se si do të punohet në Qeverinë e re
2 orë
Muralet që i japin ngjyra Maqedonisë së Veriut
6 orë
Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI
9 orë
Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë
9 orë
Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’ (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Mitsotakis nuk tërhiqet, paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati të ‘thyhet’
10 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Si po zhvillohen bisedimet për Qeverinë, flet zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së
1 ditë
LSDM gati për lider të ri, ja emrat e përfolur?
1 ditë
Rusia heq shenjuesit e kufirit me Estoninë, reagon me urgjencë kreu i NATO
10 orë
Formimi i Qeverisë, ZNAM kërkon më shumë ministri

LEXO MË SHUMË

arben taravari

Taravari tregon se si do të punohet në Qeverinë e re

01000000-0aff-0242-4c1c-08dc7d636377_w408_r1_s

Muralet që i japin ngjyra Maqedonisë së Veriut

Dimitar-Apasiev-007-scaled

Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI

fronti evropian

Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

nexhmedin spahiu

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’ (VIDEO)

ukraine

Rusia sulmon një qendër tregtare në Kharkiv, 12 persona humbin jetën, mbi 40 të tjerë plagosen

edi rama

Rama sot takim me shqiptarët në Milano: Vallja e dytë kuqezi në Europë

grupi banjska radojcici

Zyrtarë të KFOR-it negociuan për tërheqjen e sulmuesve në Banjskë, zbardhet dokumenti

Maksim Dimitrievski

Formimi i Qeverisë, ZNAM kërkon më shumë ministri

INFO

NA NDIQ