Osmani: Me një njësi zgjedhore, BDI fiton 2 deputetë më shumë, por shqiptarët humbin 8 deputetë

0

Zv.kryeministri Bujar Osmani ka folur në lidhje me kodin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Për Osmanin me një njësi zgjedhore BDI-ja fiton dy deputetë më shumë, por humbin shqiptarët, përcjell TS. “Është e vërtet se një njesi zgjedhore i konvenon BDI-së, për shkak se matematikat thonë se BDI-së si parti e madhe shqiptare mund të merr dy deputetë më tepër me një njesi zgjedhore se sa me gjashtë njesi zgjedhore, por zvoglohet numëri i deputetëve shqiptar prej 8 deri 10 deputetë më pak, e tash vlersoni ju a më mirë BDI të fiton dy deputetë më tepër apo shqiptarët të humbin 8 deri 10 deputetë”, thotë Bujar Osmani./TS/