Osmani në OKB: Drejtësia duhet për hir të viktimave, por edhe për të shmangur agresionet e mëtejshme

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24/02/2023

Ose do të sigurojmë bashkëjetesë dhe bashkëpunim paqësor midis kombeve, pa kërcënime lufte dhe agresioni, ose do të detyrohemi të jetojmë në frikë të vazhdueshme, paqëndrueshmëri dhe pasiguri” – ishte ky mesazhi për të gjitha vendet anëtare të OKB-së për rëndësinë e miratimit të Rezoluta e OKB-së, të cilën e dërgoi kryetari i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i cili tha se duhet të rivendoset paqja dhe rendi ndërkombëtar dhe kërkoi nga të gjithë që të solidarizohen me Ukrainën.

“Komuniteti ndërkombëtar, i mishëruar në Kombet e Bashkuara, nuk mund të lejojë që kjo shkelje e rëndë e të gjitha normave dhe parimeve të mbetet pa përgjigje. Drejtësia dhe përgjegjësia duhet mbi të gjitha për hir të viktimave, por janë edhe parakusht për shmangien e agresioneve të mëtutjeshme dhe përdorimit të paprovokuar të forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Osmani.

Kryesuesi i OSBE-së u tha përfaqësuesve të vendeve anëtare të OKB-së se zëri i tyre në Asamblenë e OKB-së është zëri i popujve që ata përfaqësojnë.

“Çfarë kuptimi kanë veprimet tona politike, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, nëse heshtim përballë vuajtjeve njerëzore, të cilat nuk shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, por nga një luftë e qëllimshme? Përgjegjësia sot është një imperativ moral sepse është mjeti më efektiv për të mos u përsëritur e njëjta gjë, në një vend tjetër, te një shtet tjetër sovran, te një komb tjetër”, tha Osmani në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ai theksoi se populli ukrainas meriton drejtësi dhe se duhet të ketë përgjegjësi për agresionin e pakuptimtë.

“Në një moment lufta do të përfundojë. Infrastruktura do të restaurohet, shtëpitë do të rindërtohen. Por, viktimat e këtij agresioni meritojnë më shumë: ata meritojnë drejtësi. Dhe njerëzimi meriton një bazë më të fortë për shmangien e luftërave agresive në të ardhmen”, tha Osmani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

inbound9208091233378029311

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

izet

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

gashi

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

INFO

NA NDIQ