Osmani: Në tetor të gjithë vlerësuan se jemi të gatshëm për fillimin e negociatave

0

Në tetor të gjithë në BE vlerësuan se vendi është i gatshëm për fillimin e negociatave, theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pasi ishte mysafir në brifingun e mëngjesit në “Slloboden peçat”, njofton KOHA.
“Në vitin 2020 ka tre samite vendimtare. Ne punojmë për atë të 26 marsit. Raportet e rregullta të BE-së janë në prill. Nga BE-ja dëshirojnë të publikojnë raport të jashtëzakonshëm në shkurt që të ketë bazë se në çka të sillet vendimi në samitin e majit. Por qëndrimi i tyre është se nuk do të ketë me çdo kusht raport nëse nuk ndjehet klimë se nuk mund të sillet vendim në mars, që të mos ketë edhe një rekomandim pa sukses në mars dhe në mënyrë plotësuese do t’i rrisë frustrimet te njerëzit”, deklaroi Osmani.
“Ne nuk reteruam nga tetori që ta ndryshojnë vlerësimin për ne, e kjo është që të jemi më të përgatitur se cilido vend në historinë e BE-së që ka filluar me negociata”, tha Osmani.