“DO T`I SHFRYTËZOJMË TË GJITHA MEKANIZMAT QË T`U JEPEN FUND VUAJTJEVE”
Ministri I Jashtëm I RMV-së, Bujar Osmani, ka mbërritur në Kiev, ku në rolin e Kryesuesit me OSBE-në ka nis vizitën e tij në Ukrainë. Ukraina është destinacioni I parë që Osmani paralajmëroi se do ta vizitojë në rolin e kryesuesit me OSBE-në, pasi javën e kaluar në Vjenë prezantoi prioritetet e kryesimit.
Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, në vizitën e tij të parë në Ukrainë, në rolin e kryesuesit me OSBE-në, sic njofton KlanM, pas mbërritjes në këtë vend, ka vizituar qytetin Borodjanka në rajonin e Kievit, I cili është goditur fuqishëm nga veprimet ushtarake.
Ministri Osmani, sic percjell KlanM, gjatë vizitës së Borodjankës edhe një herë ka dënuar invazionin rus në Ukrainë duke shtuar se nuk ekzistojnë arsyetime për sulme të vazhdueshme ndaj shkollave, spitaleve dhe caqeve civile.
“Me asgjë nuk mund të arsyetohet vrasja e civilëve, pengimi i transportit të ujit dhe ushqimit, vështirësimi i karvaneve humanitare. Nevojitet aksion urgjent që t`i jepet fund kësaj njëmnedësie dhe të sigurohet ndihmë për nevojtarët. Duhet të punojmë që të ndalen vuajtjet dhe më pas t`i ripërtrijmë rajonet e shkatëruara” – deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm i RMV-së.
Gjatë vizitës në Borodjanka, Osmani edhe një herë ka potencuar se RMV-ja si kryesuese me OSBE-në do të angazhohet që të gjenden mënyra që sërish ta kthejë Organizatën në Ukrainë, kurse sic tha, nga komunikimi me Rusinë do të varet vendosja lidhur me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, për të cilën sic u shpreh, si kryesues me OSBE-në nuk do të lejojë kompromise,
Është kjo vizita e dytë e Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, në Ukrainë. Vizita e pare,sic njofton KlanM, u realizua në Maj të vitit të kaluar, ku realizoi takime me kolegun ukrainas Dmitro Kuleba dhe përfaqësues të lartë të Ukrainës. /KlanMacedonia/