Osmani nis sot vizitën shtetërore në Shqipëri, takimi me Begaj dhe dreka me Ramën

ina-online
ina-online

4 Shtator, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot fillon vizitën shtetërore në Shqipëri. Vizita e saj dy ditore në Shqipëri vjen si rezultat i ftesës së presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Osmani do të pritet me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj, Begaj.

“Përveç takimit tete e tete, të dy presidentët do të takohen edhe me delegacione. Pas takimit, të dy presidentët do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ndërkaq në mbrëmje presidenti Begaj do të shtrojë darkë shtetërore për presidenten Osmani dhe delegacionin nga Kosova”, njofton Presidenca.

Gjatë kësaj vizite, presidentja Osmani do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Pas takimit, presidentja me delegacionin e saj do të priten në drekë zyrtare nga kryeministri Rama. Presidentja po ashtu do të pritet në takim edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në agjendën e presidentes Osmani është edhe një aktivitet i përbashkët i dy presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave në Presidencën e Shqipërisë. Po ashtu, në Tiranë Presidentja do të ketë edhe një takim me grupin e grave deputete, vizitë te Muzeu i Gjetheve dhe aktivitete të tjera.

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, Osmani në një ceremoni do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

termet

Tirana zgjohet me tërmet, ja sa ballë ishte

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

kombetarja-kuq-e-zi

Ndryshime ligjore për marrjen e shtetësisë, Rama: Talentet e rinj në sport e art, pasaportë shqiptare pa mbushur 18 vjeç

bajram begaj OKB

​Begaj në Asamblenë e OKB-së: Njiheni pavarësinë e Kosovës

spartak

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

edi rama

“Ndaloni luftën dhe Zelensky s’do të flasë në OKB”, mediat e huaja jehonë deklaratës së Ramës ndaj Rusisë

Rama Zelenski

Zelenski ngre në qiell Edi Ramën: I tregove botës, si duhet të trajtohet Rusia!

IMG_5152

Rama i nxjerr kartën e OKB-së delegacionit rus: Sado të përpiqeni, Kosova është e pavarur

INFO

NA NDIQ