Osmani: Nuk jemi kundër popullit rus por kundër politikave agresive të Qeverisë së tyre

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/03/2022

Në vend në mëngjesin e sotëm ka hyrë familja me foshnjën e porsalindur, ka edhe shtatë qytetarë të cilët janë në evakuim aktiv nga Ukraina, po mobilizohemi, do të dërgojmë edhe furgonë transportues. Numri i fundit është 77 shtetas tonë, me ta ka edhe anëtarë të familjeve të cilët janë ukrainas, për të cilët kemi marrë obligim për evakuim. Rrethanat bëhen gjithnjë më të vështira, thotë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Në deklaratën për TV 24, Osmani tha se i ka dhënë propozim Qeverisë për pranimin e refugjatëve, dhe lirim nga obligimi për teste PCR dhe se janë paraparë të gjitha hapat që të ketë pranim pa pengesë të refugjatëve nga Ukraina.

Shton se tendenca e refugjatëve është që të lëvizin në drejtim të Polonisë dhe Rumanisë, në Greqi dhe Kroaci tashmë kanë mbërritur refugjatë, ndërsa te ne ende nuk ka.

Për mbështetjen që ia japim Ukrainës, tha se Maqedonia e Veriut qëndron në mbështetjen e të drejtës dhe parimeve ndërkombëtare në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve.

“Ne jemi anëtare e NATO-s dhe kjo ndryshon gjithçka. Ky është një dallim thelbësor cilësor. Për herë të parë ndjejmë si është të jesh pjesë e Aleancës. U bëjmë thirrje qytetarëve që më herët të largohen nga Ukraina sepse kemi informacione, NATO-ja garanton siguri. Sulm mbi territorin do të jetë një sulm mbi të gjitha 29 anëtaret. Anëtarësimi në NATO sjell edhe detyrim. Kemi obligim ta mbrojmë territorin e NATO-s”, theksoi Osmani.

Thotë se askush nuk është kundër popullit rus, por kundër politikës agresive të qeverisë së tyre.

“Nuk ka popull i cili kryen agresion, kjo zakonisht është një qeveri e cila i jep fund popullit të saj, duhet të kemi qëndrim të qartë rreth qeverisë ruse. Me mbështetjen e Ukrainës e mbështesim shtetin tonë, e drejta e çdo shteti vetë t’i zgjedhë prioritetet”, thotë Osmani.,

Shefi i diplomacisë konsideron se tallja e përfaqësuesve dhe institucioneve shtetërorë gjatë agresionit rus në Ukrainë është një lloj kërcënimi hibrid.

Ministri shton se një fenomen i këtillë pjesërisht e kupton dhe se ekzistojnë arsye objektive për atë, mes të cilave si dhe frustrimet nga pritja e gjatë për fillimin e negociatave me BE-në.

“Kemi elemente të caktuara objektive siç është ndjenja e mashtrimit nga BE-ja që manifestohet si politikë anti-perëndimore. Ky është një emocion i cili e dobëson besimin e qytetarëve në institucione. Ne po përpiqemi që institucionet t’i bëjmë më rezistuese edhe në lidhje me sulmin e infrastrukturës digjitale dhe kërcënimeve hibride”, tha Osmani.

Duke folur për zgjerimin e BE-së në kontekst të gjendjes aktuale me Ukrainën, ai tha se Ballkani Perëndimor është pikë e dobët e BE-së dhe vrimë në trupin e saj dhe se tani është momenti kjo të ndryshojë.

“Zgjerimi i BE-së është kryesisht politika e sigurisë dhe komponent i rëndësishëm i sigurisë. Shpresojmë se BE-ja do t’i mbledhë forcat dhe do të bëjë menjëherë hapa të shpejtë, ndërsa rruga më e lehtë është që menjëherë të fillojë negociata me Maqedoninë e Veriut. BE-ja duhet ta ndryshojë dinamikën në rajon. Nga katër çështjet e hapura në rajon, BeH-ja, Kosova, RMV-ja dhe Shqipëria, me fillimin e negociatave me Shkup dhe Tiranën do të zgjidhë dy dhe kjo do të ndihmojë për mbylljen edhe dy çështjeve të tjera”, theksoi Osmani.

Theksoi se vazhdon procesi i zgjidhjes së çështjeve të hapura me Bullgarinë dhe se shpreson se edhe Sofja do ta kuptojë momentin se zgjerimi i BE-së është pjesë e politikës së sigurisë. Pret të vazhdojë edhe angazhimi i SHBA-së për tejkalimin e problemit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-04-17-20-37-20-617_com.facebook.katana-edit

Fol: Përleshje fizike në BDI-në e Gostivarit, Nevzati i jep shuplakë Valdetit?!

shkolla shqipe zvicer

Rreth 10 milionë euro të prindërve harxhohen për uniforma, fotografi dhe ushqime

lsm-sindikata780x439-1

LSM: Është e turpshme që në shekullin e 21-të të lutemi për pagë, ditët në vijim do të radikalizojmë protestën

open-balkan

A do të ndodh tërheqja nga Ballkani i Hapur, Osmani e paralajmëron

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

BESIMI

Nënshkruhet Kodi për Zgjedhje Korrekte dhe Demokratike

hoxha555

Shaqiri: Komandat i përgjithshëm i UÇK-së për Maqedoni ka qenë Emrush Xhemajli, jo Ali Ahmeti

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Nga nesër rrjedh afati i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare

INFO

NA NDIQ