Osmani: OSBE dhe NATO të luajnë rolin e tyre në mbështetje të Ukrainës

Picture of designer@fetishimedia.ch

31/01/2023

MINISTRI OSMANI REFEROI NË NATO NË ROLIN E KRYESUESIT ME OSBE-në

OSBE dhe NATO kanë mjetet dhe mekanizmat e nevojshëm për të kontribuar për stabilitet më të madh, të ndihmojnë në rivendosjen e paqes dhe për të promovuar bashkëpunimin në të gjithë rajonin e OSBE-së. Të dyja organizatat duhet të luajnë rolin e tyre kur bëhet fjalë për mbështetjen e Ukrainës, por edhe sigurinë e përgjithshme në Evropë.

Këtë mesazh, sic njofton KlanM, e ka dërguar sot gjatë fjalimit në Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, gjatë prezantimit të programit të Maqedonisë së Veriut si kryesuese e OSBE-së në vitin 2023.

Sikurse edhe në Vjenë para dy javëve, Ministri Osmani, në një deklaratë para takimit, sic njofton KlanM, theksoi se fokusi kyç gjatë kryesimit me OSBE-në do të jetë Ukraina. Sipas tij, fokusi duhet të vehet edhe në cështjet tjera të ndjeshme në rajonin e OSBE-së që janë si pasojë e agresionit rus.

“Duhet të kemi kujdes për këto tensione. OSBE ka një paletë të pasur të mjeteve të dizajnuara për adresimin e këtyre cështjeve. OSBE ka përparësitë që dalin nga qasja gjithëpërfshirëse drejt sigurisë, NATO-ja nga ana tjetër ka përparësitë e saja dhe mendoj se ka hapësirë bashkëpunimi me qëllim të kontributit për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë” – tha Bujar Osmani.

Sic ka potencuar Ministri Osmani, fokusi i kryesimit të RMV-së me OSBE-në mbetet i pandryshuar: Agresioni ndaj Ukrainës duhet të ndalet, Lufta kundër korrupsionit dhe promovimi i qeverisjes së mire si dhe Mbështetja e të drejtave themelore të njeriut dhe promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimit. /KlanMacedonia/

TË FUNDIT

Bajrami : Nuk është e vërtetë se të dyshuarin për zjarrvënie të veturës sime dhe veturave tjera e kam familjarë

Kualiteti i karburanteve nën llupë, do të ashpërsohen kontrollet në Maqedoni

Nazif Destani shqiptari më i pasur në botë, e thotë Chat GPT, pas tij, Zamir Mane dhe Behgjet Pacolli

IGFM: Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me kriza ndër-etnike dhe institucionale, nevojitet ndërhyrje urgjente

Fetai: Do ta rikthejmë besimin e qytetarëve në gjyqësor

Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare, do të mbahen më 11 maj 2025

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË