Osmani: OSBE mbështet fuqishëm Ukrainën përballë agresionit rus

Picture of ina-online
ina-online

24/08/2023

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot me video-fjalim në Samitin e Platformës së Krimesë, ritheksoi mbështetjen që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë i jep Ukrainës, e cila po përballet me agresionin ushtarak rus që nga 24 shkurti i vitit 2022.

Siç tha Osmani, ky Samit edhe një herë tregon unitet dhe vendosmëri kundër agresionit ushtarak të Rusisë.

“Kjo luftë është një kërcënim për të gjithë ne, lirinë tonë dhe demokracitë tona. Кјо gjithashtu pаraqet rrezik për Organizatën tonë. Pavarësisht përpjekjeve të ndryshme multilaterale dhe bilaterale, ajo vazhdon të kërcënojë seriozisht stabilitetin, sigurinë e njerëzve dhe atë të përgjithshme të të gjithë rajonit të OSBE-së dhe më gjerë. Po e shkatërron jetën e shumë njerëzve në Ukrainë”, tha Osmani.

Megjithatë, siç shton ai, kjo situatë mund të zbutet dhe të tejkalohet përmes përkushtimit ndaj parimeve të OSBE-së dhe mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

“OSBE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në këto kohë të vështira. Programi i ri i Mbështetjes përfshin ndihmë në çminimin humanitar, promovimin e sundimit të së drejtës dhe zbutjen e ndikimeve ekologjike dhe ekonomike të agresionit ushtarak rus. Të gjitha këto masa kanë për qëllim lehtësimin e vuajtjeve të njerëzve, sepse ata janë në qendër të kryesimit tonë me OSBE-në”, thotë Osmani dhe shton se kjo vlen edhe për banorët e Krimesë, të cilët gjithashtu e ndjejnë ndikimin e ashpër të luftës.

Në fjalimin e tij, Osmani njoftoi se në cilësinë e Кryesuesit të OSBE-së do të vizitojë edhe një herë Ukrainën, si dhe se OSBE-ja do të mbetet e përkushtuar dhe proaktive në mbështetjen e saj për Ukrainën dhe ukrainasit përmes angazhimit të përbashkët me shoqërinë civile dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

Osmani ritheksoi se zgjidhja paqësore e kontesteve dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë prioritetet kryesore të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe se përgjegjësia, si një parim tjetër i rëndësishëm i OSBE-së duhet patjetër të ekzistojë – drejtësia gjithmonë triumfon, theksoi Osmani në fjalimin e tij.

TË FUNDIT
9 orë
Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit
9 orë
Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë
11 orë
Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme
11 orë
Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)
11 orë
Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

ME TE LEXUARA

12 orë
MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi
18 orë
Takim në Ministrinë e Shëndetësisë për zgjerim të Listës pozitive me medikamente inovative
12 orë
Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut
18 orë
Mickoski-Radev: Prioritet janë marrëdhëniet e mira fqinjësore
11 orë
Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut
18 orë
EVN: Është riparuar defekti me rrymën elektrike pas motit të ligë në Shkup
11 orë
Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

LEXO MË SHUMË

halil snopce

Snopçe: Ja e vërteta e votimit! Ilire Dauti vazhdon me avazin e manipulimit

IMG_4532

Dauti: VLEN mbështet zvarritjen e formimit të Komitetit për bashkësitë

haker-1

Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia pa probleme

bilall kasami

Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës (FOTO)

arben taravari

Emërohen drejtorë të rinj në 14 klinika dhe spitale, ja emrat

agim krasniqi grupi kondoves

Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani ekstradohen nga Kosova në Maqedoninë e Veriut

DASH departamenti amerikan

Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

aksident serbi

MPJ jep detaje për shtetasen e Maqedonisë që humbi jetën në Serbi

Xhabir Deralla, CIVIL

Xhabir Deralla merr Çmimin e Solidaritetit për Gazetarët nga Evropa Juglindore

INFO

NA NDIQ