Osmani: Para nesh janë dy muaj për të treguar sukses

0

Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani sot ka takuar ambasadoren e Austrisë Renate Kobler, në kuadër të takimeve të mëngjesit. Është biseduar lidhur me situatën politike në Maqedoni.

“Në kuadër të kryesimit me BE-në, Austria vendosi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si një ndër tre prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian. Para nesh janë dy muaj jo të plota për të treguar sukses në këtë iniciativë. Në këtë kontekst, në brifingun e mëngjesit për të gjitha aktualitetet, me ambasadoren Renate Kobler”, ka shkruar Osmani në Fejsbuk.