Osmani para veteranëve të UÇK-së: Falë jush arritëm Kryeministrinë dhe synojmë Presidentin!

ina-online
ina-online

27/03/2024

“Sot qëndroj para jush me respekt dhe mirënjohje të pafund për gjithë ju. Secili prej jush keni luajtur rol kyç në formësimin e historisë së kombit tonë. Sakrifica e juaj ka trasuar rrugën për një jetë më të ndritshme të çdo shqiptari. Guximi dhe vendosmëria e juaj atëherë, kur ka qenë më se e nevojshme, nuk ka qenë vetëm për disa të drejta më shumë, por ka vendosur themelet e barazisë dhe drejtësisë.”

Kështu iu është drejtuar veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ministri aktual i jashtëm dhe kandidati shqiptar për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, në iftarin e mbrëmshëm në Shkup.

“Ky guxim, kjo përpjekje e juaja, ka transformuar statusin juridiko-politik të shqiptarëve, duke mundësuar që zëri i jonë të dëgjohet, dinjiteti i kombit tonë të institucionalizohet dhe duke qenë para jush dua të them se jam shumë i vetëdijshëm, bile se dhe rrugëtimi im personal nga një fëmijë i Serovës (Seravës) së Çairit deri tek kryesues i gjysmës së botës, do të ishte e paimagjinueshëm pa rrugën të cilën ju e keni trasuar. Për shkak se, ju dëshmuat që nëse jeni bashkë dhe nëse jemi të qëndrueshëm, ne mund të transformojmë fatin e një populli. Dhe, ajo që bëtë ju ishte, që nga një popull i përjashtuar dhe i margjinalizuar për 20 vite, që në kontekst historik janë shumë pak, të arrijmë deri tek kryeministri i parë shqiptar, e së shpejti me ndihmën tuaj dhe me mbështetjen tuaj, edhe te presidenti i parë Shqiptar. Andaj, jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për atë që ju keni bërë.

Sakrifica e juaj dhe trashëgimia e përpjekjeve tuaja nuk është vetëm një kapitull në historinë e kombit tonë, por është një dritë udhëzimi për të ardhmen”, theksoi Osmani.

Ministri Osmani u zotua se do të mbrojë me jetë vlerat për të cilat ata kanë luftuar dhe se do të punojë pa pushim për një ardhme më të mirë të kombit tonë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

gashi

Gashi: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

MEXHITI

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

INFO

NA NDIQ