Osmani pas samitit të SEECP: BE të heqë sanksionet, qytetarët nuk duhen mbajtur peng

Picture of Ina Online
Ina Online

16/06/2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfaqësuar vendin në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt në Tiranë.

– Advertisement –
Pas përfundimit të punimeve, Osmani ka ndarë një reagim në rrjetet sociale, ku falënderon Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për mikpritjen dhe lidershipin në këtë takim të nivelit të lartë.

Në adresimin e saj, Osmani thekson se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një proces bamirësie, por një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e vetë Evropës.

Ajo nënvizon se është koha për veprime konkrete dhe të merituara nga ana e BE-së për Kosovën, duke përfshirë heqjen e masave të padrejta dhe dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim.

Sipas saj, orientimi strategjik i Kosovës është i palëkundur dhe i qartë: drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si pjesë natyrale e familjes euroatlantike.

“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbahen peng nga masa që i dëmtojnë drejtpërdrejt dhe që nuk i shërbejnë as paqes, as dialogut, e as të ardhmes evropiane të rajonit tonë”, thekson Osmani.

Kujtojmë që Osmani kërkoi heqjen e masave të BE-së ndaj Republikës së Kosovës.

“Unë kam propozuar që të përfshihet edhe një paragraf i tillë, sepse edhe shtetet e BE-së që ishin aty, ashtu si edhe shumë shtete të rajonit, nuk janë kundër. Natyrisht, Shqipëria është një nga shtetet që avokon më shumë për heqjen e masave. Por, siç mund ta prisni, Serbia ishte kundër edhe për një çështje të tillë, e cila në thelb është politike, por në të vërtetë është çështje humanitare, sepse lidhet me projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë,” tha ajo në një prononcim pas samitit të SEECP-së në Tiranë.

Statusi i plotë i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani:

“Faleminderit Presidentit Begaj për mikpritjen dhe lidershipin në këtë samit të nivelit të lartë të liderëve të shteteve të Evropës Juglindore në Tiranë.

Gjatë adresimit tim, theksova se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një proces bamirësie, por investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e vetë Evropës.

Prandaj, është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime konkrete dhe të merituara për Kosovën, përfshirë heqjen e masave të padrejta dhe dhënien e statusit të kandidatit për vendin tonë.

Qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbahen peng nga masa që i dëmtojnë drejtpërdrejt dhe që nuk i shërbejnë as paqes, as dialogut, e as të ardhmes evropiane të rajonit tonë.

Orientimi i Kosovës është i qartë dhe i palëkundur: drejt BE-së dhe NATO-s, si pjesë e natyrshme e familjes euroatlantike”. shkruan Osmani.

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar

Sërish lavdërohet Trump: Ndaluam luftën e Serbisë ndaj Kosovës tri javë më parë

Fetai: Na torturuan për lista të veçanta tani shkrihen në BDI me lista të përbashkëta

Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË