Osmani për VOA: Ndryshimet kushtetuese do ta kompletojnë karakterin multietnik të shtetit

Picture of INA
INA

09/05/2023

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në intervistë për Zërin e Amerikës, tha se pret që komisioni për ndryshime kushtetuese së shpejti të dalë me ndryshimet që do t’i prezantohen opinionit publik për të hapur debat publik. Osmani deklaroi se me këtë do të zbardhen të gjitha dilemat rreth ndryshimeve kushtetuese dhe se ato vetëm e kompletojnë karakterin multietnik të shtetit.

“Së pari, sa i përket ndryshimeve kushtetuese, besoj se me ngritjen e Komisionit tashmë ka nisur zyrtarisht procesi. Pres që Komisioni, përkatësisht ai komision të dalë me amendamentet, amendamentet t’i paraqiten publikut, të fillojë një debat publik, që edhe deputetët të fillojnë debatin për amendamentet në organet e tyre dhe pastaj të gjitha dilemat do të sqarohen”, tha Osmani.

Kur të shihni formulimin e amendamenteve, pohon Osmani, do të shihni që e gjithë propaganda e opozitës, e kundërshtarëve të rrugës europiane të shtetit, e kundërshtarëve të progresit të shtetit do të bjerë në ujë sepse ndryshimet kushtetuese në fakt vetëm se e forcojnë karakterin multietnik të vendit tonë, shtetit dhe shoqërisë sonë, pasurojnë shoqërinë tonë dhe imazhin e shtetit përballë botës dhe se e gjithë frika që u krijua kishte për qëllim që dikush të fitonte pushtet, të fitonte ulëse duke abuzuar me emocionet, duke abuzuar me shqetësimet e qytetarëve për të ardhmen e shtetit.

TË FUNDIT

Kasami: Shumica parlamentare do të zgjerohet

Ziadin Sela uron Edi Ramën: “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria“

Egli shfaqet siç nuk e keni parë asnjëherë më herët (FOTO)

Mexhiti- Taravarit: Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë

LIVE/Numërohen gati 80% e votave, PS humb një mandat, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit

Egli Tako paralajmëron ndjekësit me këtë foto

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË