Bujar Osmani nga BDI ka reaguar ndaj VLEN-it pas deklaratave të ministrit të Administratës, Goran Minçev i cili sipas tij ka ironizuar zëvendëskryeministrin duke i thënë mjaft gënjeve shqiptarët si në botën e çudirave.
“Ministri i Administratës ironizoi zëvendëskryeministrin duke i thënë mjaft gënjeve shqiptarët si në botën e çudirave – një fyerje e hapur që tregon se sa seriozisht i merr qeveria partnerët e saj shqiptarë.
Ky është niveli i respektit që ka pushteti aktual për shqiptarët: i përdorin si dekor dhe i tallin kur duan.
VLEN-i premtoi ndikim dhe barazi, por realiteti është se ata nuk kanë asnjë zë dhe janë bërë objekt përqeshjeje nga vetë partnerët e tyre”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Fejsbuk.
Nga një premtim i madh siç shkroi Osmani ata përfunduan si personazhe të një përralle – të pavlerë dhe të pashpresë!